Psikologji

Çfarë nuk kuptojnë ata për ne…

Nga  | 

Vajzat nuk e kanë të njejtë me djemtë përjetimin e një zhgënjimi dashuror apo një divorci. Ato qëndrojnë më të fokusuara dhe nuk krijojnë pritshmëri të menjëhershme.

Djemtë mund të duan të dalin dhe të krijojnë eksperienca të reja menjëherë sapo shkëputen nga një marrëdhënie/lidhje (me dashuri) dhe më pas mund të kthehen atje ku ndjehen se përkasin (një pjesë e madhe e tyre).

Vajzat, e kanë më të vështirë ta bëjnë një gjë të tillë nëse kanë investuar deri në fund ndjenja në lidhjen e tyre. Dhe gjithashtu, janë më të vendosura kur nuk e duan më një person.

Seksi nuk është njësoj për djemtë si edhe për vajzat. Vajzat përfshihen më tepër kur bëjnë seks me dikë. Si të tilla, ato dëshirojnë më shpesh se sa djemtë ta kenë me kuptim një shkëmbim seksual.

Orgazma femërore klitoridiane thuhet se është e njëjtë me orgazmën mashkullore. Ndërkaq, femra provon edhe orgazëm vaginale, e cila ekziston, dhe krijon një kënaqësi të ndryshme nga orgazma klitoridiane!

Vajzat tërhiqen më shumë nga zgjuarsia/mprehtësia dhe veprat se sa nga fjalët e meshkujve. Në përgjithësi, ato nuk i duan tipat e meshkujve narcizë, kurrnacë, mendjengushtë/fanatikë dhe pa fantazi.

Nëse dëshiron ta kesh tënden një grua, tregoji se për ty si mashkull nuk ka vend për një grua tjetër.

Vajzat e zgjuara nuk “konkurrojnë” me askënd. Nëse i bëni të ndjehen në konkurrencë me dikë tjetër, thjesht e keni humbur çdo shans për të qenë me të.

Vajzat e zgjuara nuk tregohen “bitchy” dhe ato refuzojnë të luajnë lojëra vetëm për ta bërë të dashurin për vete.

Me një grua të vërtetë nuk luan dot! Ajo që mund të bësh është vetëm të jesh ndershmërisht vetvetja.

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares