Dukje

Veshjet “për në shtëpi”

Nga  | 

holiday-trip-packaging-8434

Janë pikërisht “vogëlsirat” ato që nxjerrin në dukje stilin e vërtetë të gjithkujt. Mënyra se si vishemi në shtëpi, kur askush nuk na sheh, flet shumë për secilin prej nesh. Rregulli fare i thjeshtë që duhet zbatuar është ky: gjithnjë dhe në çdo çast duhet të jemi veshur për të qenë: edhe kur pastrojmë shtëpinë, kur çlodhemi, kur lexojmë një libër apo shohim televizor.

Nuk është e udhës që të blini diçka të shëmtuar me mendimin se “për shtëpi e kam”. S’ka arsye përse brenda katër mureve të shtëpisë të mos kemi vlerësim për veten dhe njerëzit e familjes. Hijeshia dhe respekti nuk duhen shpërfillur kurrë. Të dielën në mëngjes mund të vish vërdallë me pizhame, por është e këshillueshme të veshësh edhe një robdëshamber.

pexels-photo-428309

Fjala pizhame e ka prejardhjen nga Punjab, rrjedh nga fjala pae jamah e gjuhës urdu, që do të thotë pantallona të gjera, të lehta, të mbyllura në kavilje karakteristike për zonën indiane. Ato erdhën në Europë në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe u sollën nga funksionarët anglezë që ktheheshin në shtëpi nga kolonitë. Pizhamet mund të jenë prej pambuku, fanellate ose prej mëndafshi.

Edhe robdëshambri, veshje që përdoret vetëm në shtëpi apo në dhomën e hotelit, nëse është prej mëndafshi ka një tjetër pamje dhe vlerë.

Robdëshambri i banjës shërben vetëm për t’u fshirë pas dushit, por s’mund të mbahet veshur gjatë gjithë kohës në shtëpi.

Pantoflat e mbyllura në thembër dhe prej lëkure janë më elegante edhe për zotërinjtë. Mbathen vetëm për të shkuar nga dhoma në banjë, kur ngrihesh nga krevati dhe shkon të lahesh, pastaj vishen këpucë normale.

pexels-photo-12967

Gjithsesi kini kujdes të mos i përplasni shumë pas dyshemesë apo t’i tërhiqni zvarrë. Është një zhurmë e bezdisshme, që tregon se e ke lënë veten pasdore. /“Stili dhe imazhi personal”

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares