Lajmi i Ditës

Fildes Hafizi, viktima e ish-bashkëshortit, vritet në Tiranë

Nga  | 
Fildes Hafizi, një grua 39-vjeçare në karrierë, me profesion gjyqtare, ka rënë viktimë për herë të dytë, këtë herë me pasojë vdekjen, si shkak i vrasjes nga ish-bashkëshorti i saj; 51-vjeçari Fadil Kasemi.
Mësohet se i shoqi kishte tentuar ta vriste edhe dy vjet më parë, në mesditën e 19 korrikut 2015, pranë plazhit të Golemit. Gjatë kohës kur ka nxjerrë pistoletën, dhjetra dëshmitarë, si edhe lutjet nga djali i tyre, kanë bërë të mundur parandalimin e tragjedisë. Fadil Kasemi ka goditur me grusht djalin dhe më pas edhe Fildesin. Policia ka mbërritur 30 minuta më vonë duke e arrestuar.
Edhe pse me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Tiranës, Fildes Hafizi ka rënë viktimë e ish-bashkëshortit, këtë herë tragjikisht, ditën e sotme.
Fadil Kasemi ka pohuar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes psikologjike për shkak se ish-gruaja nuk e kishte lejuar të takonte djalin.
Fildes Hafizi kishte kërkuar ndihmë disa kohë më parë edhe nga Ambasadori Donald Lu për shkak të gjendjes kërcënuese që po përjetonte.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares