Op-ed

Po qajnë për ty Fildes!

Nga  | 

Ngjarja e kobshme e vrasjes nga ish-bashkëshorti i Fildes Hafizit tregoi edhe një herë pafuqinë e shoqërisë tonë për të reaguar konkretisht duke parandaluar krime të tilla.

Reagimet post-ndodhí (përfshirë edhe ky) janë një përpjekje thuajse boshe për ta ndryshuar situatën.

Shumë prej këtyre reagimeve, me shkrim apo me gojë, në rastin më të mirë, janë dëshmi pafuqie; praktikisht një rekuiem mosveprimi absolut, dhe në rastin më të keq; hipokrizi, e zezë në të bardhë; një dorë e zgjatur drejt askundit që nuk ndihmon askënd, përkundrazi, shitet se ndihmon, por në mënyrën më sadiste, vetëm sa kundron fatkeqësinë dhe zbraz ndonjë notë vajtuese.

Ajo që shpresëthyerit dhe të sinqertët e këtij vendi thërrasin, me zë apo pa, është: A KA MË NJERËZ? A KA MË SHPIRT KY VEND? A KANË KËLLQE INSTITUCIONET, TË DËRGUARIT E POSAÇËM? PO BURRAT E TJERË? PO TË NGJASHMET E SAJ?

Të gjithë këta, pse nuk e ndihmuan Fildesin në kohë? Po tani kujt i qahen?

Pse nuk e kuptuan se vendi ku jetojnë është vendi ku mundohet të justifikohet burri përpara gruas?

Se gruaja u dashka të jetë një copë mishi me gojën mbyllur dhe sytë nga qielli…

Se kjo iu dashka nënshtruar një morali të rreptë që përcakton vleftën e saj në treg?

Se ne na paketojnë në çdo ambient shoqëror si ofertë ndaj burrit etj etj etj.

A nuk janë në thelb të gjitha këto arsye që kërrusin imazhin e gruas shqiptare?

A nuk do ishte tjetër për tjetër situata nëse Fildes do të divorcohej lirshëm prej bashkëshortit, pa paragjykimet e shoqërisë/ish-bashkëshortit?

Po, por tani është vonë për të.

Fshini lotët dhe na çudisni me veprat tuaja se si po e nderoni gruan në të gjallë!

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares