Lajmi i Ditës

Tirana në protestë për Fildes Hafizin

Nga  | 

FB_IMG_1504545030066

Sot, rreth orës 17:30 ka nisur protesta e programuar nga anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë, për shkak të vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi.

Protesta po mbahet në këto momente përballë Ministrisë së Drejtësisë, ku në mënyrë simbolike muret e saj janë lyer me gjak, për gjakun e derdhur të Fildes Hafizit pak ditë më parë, por edhe çdo gruaje shqiptare që nuk ka mundur të gjejë drejtësi.

FB_IMG_1504545153361

Protesta do të vijojë me një marshim përgjatë Parlamentit të Shqipërisë.

Gjyqtarja Hafizi u vra të enjten nga ish-bashkëshorti i saj pavarësisht se ajo i ishte drejtuar për ndihmë edhe ambasadorit amerikan, Donald Lu.

 

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares