Lajmi i Ditës

Protesta e dytë e shoqërisë civile për Fildes Hafizin

Nga  | 

20170906_182537

Një tjetër protestë me anëtarë të shoqërisë civile dhe persona të medias u mbajt sot në Sheshin Skëndërbej. Manifestimi u shoqërua me fjalime në mbështetje të viktimës së dhunës në familje; gjyqtares Fildes Hafizi, e cila u vra prej ish-bashkëshortit pak ditë më parë.

20170906_182635

Një pankartë e madhe ishte stacionuar në TOB (Teatrin e Operas dhe të Baletit), ku ishin të shkruara emrat e gjithë viktimave gra përgjatë viteve të fundit në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

Ema Andrea, Gaz Paja, Eni Vasili, Mirela Arqimandriti si dhe figura të njohura të medias dhe shoqërisë civile mbajtën fjalime në nderim të Fildes Hafizit dhe gjithë grave viktimë e dhunës dhe dhunimit. Ndërkaq, mjaft të rinj të tjerë u ulën në shkallët e TOB-it me slogane dhe thirrje që sensibilizoheshin me situatën e gruas shqiptare.

Fildes Hafizi është vetëm njëra prej dhjetra viktimave të bujshme, të denoncuara ose jo, nga të gjithë qytetet e Shqipërisë.

20170906_180804

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares