Prijëse

Çdo ditë falëndero

Nga  | 

Shumë burra dhe gra të suksesshëm pretendojnë se janë bërë vetë të tillë. Por fakti është se asnjë nuk e arrin majën pa ndihmë nga të tjerët. Në momentin që vendos objektivin tënd për të arritur sukses – dhe ke hedhur hapin e parë për ta arritur – ti do të shohësh se po merr ndihmë nga shumë drejtime. Duhet të jesh i gatshëm të falënderosh.

Mirënjohja është një fjalë e bukur, sepse shpreh një gjendje mendore që është me natyrë thellësisht shpirtërore. Ajo i shton personalitetit sharmin tërheqës dhe është çelësi kryesor që hap derën drejt bukurisë dhe fuqive të inteligjencës.

Mirënjohja, ashtu si tiparet e tjera të një personaliteti tërheqës, është thjesht një çështje zakoni. Por ajo është, gjithashtu, një gjendje mendore. Nëse nuk e ndien sinqerisht mirënjohjen që shpreh, fjalët e tua do të jenë boshe.

Mirënjohja dhe zemërgjerësia janë të ngjashme. Duke zhvilluar me vetëdije një ndjenjë mirënjohjeje, personaliteti yt do të bëhet më i sjellshëm, me dinjitet dhe i këndshëm. Mos lër asnjë ditë të kalojë pa shpezuar disa minuta për të falënderuar për të mirat që ke.

Bëje mirënjohjen tënde krijuese.

Ki parasysh, ka gjithmonë diçka për të qenë mirënjohës.

Mirënjohja nuk kushton asgjë, por është një investim i madh. / Napoleon Hill 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares