Frymëzime

Filloni të vështroni pozitivisht – Këshilla nga Donald J. Trump

Nga  | 

160616_POL_Trump-Apprentice.jpg.CROP.promo-xlarge2

Një mendim pozitiv, me siguri, do të krijonte edhe një vështrim pozitiv. A e keni dëgjuar ndokënd të thotë: “Po, po e shoh tani!”, kur bëhet entuziast për diçka të caktuar? Përvoja ime më thotë se, po ta gjykoj diçka si të mundshme, kjo ka më shumë të ngjarë të ndodhë, krahasuar me atë që nuk kam mundur ta gjykoj si të tillë. Nxiteni veten herë pas here për t’u ngjitur lart. Mos e largoni asnjëherë frymëzimin nga vetja. Kështu do të shmangni çdo rënie, si pasojë e ndonjë ngarkese negative të çastit. Më poshtë po ju tregoj disa nga shprehjet dhe njerëzit që pëlqej më shumë:

“Njihni mundësisht gjithçka mbi atë që jeni duke bërë.” NGA BABAI IM, FRED TRUMP

“Unë e di se çfarë çmimi ka fitorja: shumë punë dhe përkushtim të pamëshirshëm për gjërat që do të dëshironit të shihnit.” NGA FRENK LLOID RAJT

“Një udhëheqës e ka të drejtën të mundet, por kurrë të drejtën për të mbetur i habitur.” NGA NAPOLEONI

“Shmangini hollësitë sa më shumë të jetë e mundur.” NGA ÇARL RAIS, ZV.PRESIDENT EKZEKUTIV PËR ZHVILLIMIN NË SHOQËRINË TRUMP 

“Ai që shikon jashtë asaj që i thotë zemra, ëndërron; ai që shikon brenda zemrës, zgjohet.” NGA KARL JUNG

“Emocioni është një fjalë idiote për biznesin me të cilin merremi.” NGA FRED TRUMP

“Mund të jeni i vetmi njeri që mund të visheni me kashmir në një lojë bejsbolli dhe të largoheni që andej po me atë veshje.” NGA REGIS FILBIN 

“Imagjinata është më e rëndësishme se dijet.” NGA ALBERT AINSHTAIN 

“Çelësi për të çliruar potencialet tona janë përpjekjet e vazhdueshme, dhe jo forca apo inteligjenca.” NGA UINSTON ÇURÇILL 

“Më kujtohet koha kur isha Donaldi.” NGA DONALD DAK 

/How to get rich 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares