Psikologji

Mendimet tuaja dhe mënyra se si ndiheni

Nga  | 

pexels-photo-356147

Ne të gjithë jemi vazhdimisht të përfshirë në mendime dhe kjo është një gjë e mirë! Pa aftësinë për të menduar, jeta jonë do të dukej e pavlefshme. Është e rëndësishme të kuptoni se jeni vazhdimisht duke menduar. Është e vërtetë që ne jemi gjithnjë të vetëdijshëm për këtë fakt, pasi edhe mund të mos jetë kështu.

Mendoni për një moment për frymëmarrjen tuaj. Deri në momentin që nuk ju kërkova diçka të tillë, nuk do ta kishit bërë një gjë të tillë.

Procesi i të menduarit funksionon në të njejtën mënyrë, fakti që ju jeni gjatë gjithë kohës duke bërë diçka të tillë, në fund harroni se një gjë e tillë po ndodh, rrjedhimisht një proces i tillë bëhet “i padukshëm” për ju. Ndryshe nga frymëmarrja, nëse harroni që jeni duke menduar, kjo përbën ndonjëherë një çështje serioze për shëndetin tuaj mendor, i cili i cënuar nga pakënaqësitë e herëpashershme mund të preket edhe nga depresioni.

Dhe arsyeja do të ishte pikërisht, të menduarit tuaj, e cila mund të shndërrohet në një ndjenjë.

Më lejoni ta shpjegoj: mënyra se si ndiheni tani është rezultat i mendimeve tuaja në këtë moment. Çfarë do të mendonit pasi keni lexuar paragrafin e mësipërm, ndoshta kështu: “Këto çështje të lartpërmendura janë shumë të thjeshta – problemet e mia janë shumë më serioze. Dhe rezultat i këtij mendimi do të jetë, jo më pak se një ndjenjë e nxitur skepticizmi dhe pesimizmi. Kjo nuk është rastësi. Para shfaqjes së këtyre mendimeve, ju nuk ndiheshit pesimist. Mendimet tuaja kanë fuqi të nxitin skepticizëm ndërsa fjalët dhe këshillat nuk mund ta kenë një gjë të tillë. (Vijon)/ Mjaft menduat filloni të jetoni

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares