Frymëzime

5 veprime të fuqishme që rrisin vetëbesimin

Nga  | 

Çfarë sjelljesh dhe veprimesh përcaktojnë vetëbesimin tuaj?

Më poshtë po rendisim 5 më kryesoret:

1. Mos u viktimizo! 

Kjo ka qenë shumë e fortë për shumë njerëz, përfshirë edhe mua. E keni vënë re se si pranë disa njerëzve ju ndiheni plotësisht i aftë dhe i fortë, ndërsa pranë disa të tjerëve ndiheni i mpakur?! Ose më pak i/e fuqishme. Nuk është detyra juaj gjithsesi t’i ndryshoni njerëzit, ashtu sikurse është detyra juaj të vëreni pse disa njerëz sillen ashtu siç sillen.

2. Respekto, prano dhe vlerëso atë çka je. 

Dikush më tha disa vite më parë: “Je shumë hipersensitive!” Në atë çast, m’u duk vërejtje e gabuar por me kalimin e kohës kuptova se thjesht nuk kisha respektuar sa duhet atë që jam. Duke respektuar virtytet dhe të metat e tua, mund të arrish lumturi genuine. Duke njohur dhe pranuar inteligjencën tënde emocionale, mund të arrish një marrëdhënie me veten, të cilën pakkush mund ta arrijë.

3. Kupto vlerën tënde të vërtetë. 

Nëse mëson të respektosh, pranosh dhe vlerësosh atë çka je, mundet që gjithashtu të kuptosh se mund të kesh qasje negativ ndaj disa elementeve të personalitetit tënd. Mësohu t’u vësh veshin dhe t’i dëgjosh vlerat e tua duke u bërë edhe i/e ndërgjegjshme për gjërat që kanë me të vërtetë vlerë për ty.

4. Largo mendimet negative!

Pasi ke mësuar të pranosh vetveten, mundesh gjithashtu të kuptosh se negativiteti po ndikon në aftësinë për t’u vetëndërgjegjësuar. Kushtoji vëmendje mendimeve të tua dhe riformatoji ato. Mos u përpiq menjëherë t’i ndryshosh, por qartësoji duke kaluar eventualisht nga një spirale negative, në një tjetër pozitive.

5. Vetëndërgjegjësohu, jo vetëm në një nivel sipërfaqësor. 

Individë si; Aristoteli apo Ainshtain, na japin këshilla të forta dhe me shumë vlerë. Ato kanë qenë njerëz të fjalës dhe të punës. Duke u vetëndërgjegjësuar, mund të njohësh veten si edhe atë version të vetesh që dëshiron të arrish.

 

Përkthyer për GW

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares