Dukje

Si duhet të sillemi nëse…

Nga  | 

pexels-photo-415543

Merr një ftesë për një mbrëmje tejet elegante…

Mashkulli duhet të veshë një smoking elegant dhe gruaja një fustan të mirëfilltë mbrëmjeje, të gjatë ose të shkurtër. Kostumi mashkullor për raste të rëndësishme duhet të jetë i zi ose blu e errët, me mansheta mëndafshi. Smokingu kërkon këpucë llustrafine të zeza. Përdoret për raste të rëndësishme, mbrëmje galà, por asnjëherë para orës 8 të mbrëmjes. Smoking është fjalë angleze dhe ka një kuptim krejt të ndryshëm nga ai që ka marrë sot. Rrjedh nga folja -smoke – dhe përshkruan një xhaketë që vishej para se të mblidheshin për të pirë duhan në salla të posaçme pas ngrënies.

pexels-photo-210892

Në vitin 1932 libri Zakonet moderne nxirrte në pah përdorimin e gjerë të smokingut, që konsiderohej si një modë amerikane dhe mund të ndiqej nga të gjithë. “Është përhapur përdorimi i smokingut: është një kostum i thjeshtë i errët, që në SHBA e veshin mbrëmjeve, pa dallim, punëtorë e milionerë. Smokingu është një frak veror, por vishet edhe në verë për dreka apo ballo intime. Kanë kaluar rreth 6 dekada apo më shumë, dhe rregullat kanë mbetur pak a shumë të njëjtat.

Merr një ftesë për kokteil… 

Asnjë problem për burrat, sërish. Ndërsa gratë duhet të tregohen të kujdesshme, por me një elegancë “pasditeje” dhe jo mbrëmjeje.

pexels-photo-298863

Janë ideale, për shembull:

* Kapele dhe xhaketë të kombinueshme me njëra-tjetrën…

* Një fustan mëndafshi me fantazi dhe një xhaketë me një ngjyrë që kombinon.

* Stoli elegante por të thjeshta. Karficë dhe vathë të kombinuara. Gjëra jo shumë të ngarkuara e që bien në sy; perlat do të ishin një zgjedhje e pëlqyeshme.

pexels-photo-458486

* Këpucë elegante të kombinuara me çantën, që s’duhet të jetë asnjëherë e madhe (çantë dite), por as shumë e vogël (çantë mbrëmjeje).

Veshja e përshtatshme për kokteil, që tradicionalisht përbëhet nga fundi, sot mund të jetë edhe një kostum me pantallona, me prerje të bukur dhe elegante. /Stili dhe imazhi personal 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares