Psikologji

Të jetosh në kohën e tashme

Nga  | 

Për të mos u ndierë të dëshpëruar, ju duhet të jetoni të tashmen. Duhet të pranoni që e kaluara nuk mund të jetojë për shumë kohë; vjen një moment dhe ajo përfundon. Ajo ekziston vetëm në imagjinatën tuaj.

Brez pas brezi, çdo njëri prej nesh ka mësuar që e shkuara përfaqëson atë që po jetojmë, dhe kjo që po jetojmë parashikon të ardhmen. Një person, i cili di të analizojë çështjet e rëndësishme në jetën e tij, di edhe të shohë me kujdes nga e kaluara, kur mendon të bëjë plane për të ardhmen. Shumë persona kthehen pas në të shkuarën kur duan të përballen me diçka në të tashmen. Kjo tendencë mund të ndërhyjë në marrëdhëniet tona me të tjerët. Dhe kjo nuk na jep mundësinë të kemi një funksionim të shëndetshëm psikologjik.

E vërteta është që shumë argumenta, përballje apo situata të vështira, janë të tilla vetëm sepse njerëzit mendojnë më shumë rreth së kaluarës, pa e kuptuar që ata po bëjnë diçka të tillë. Gjithsesi ju lejoni mendimet e së kaluarës të ndërhyjnë në të tashmen. Me fjalë të tjera, modifikoni të tashmen me mendime të së kaluarës.

Edhe pse gjithkush prej jush pranon që e kaluara nuk mund të ndërhyjë në të tashmen, shumë pak prej jush janë të ndërgjegjshëm për një gjë të tillë, dhe të aftë gjithashtu për të parandaluar mendimet e së shkuarën të ndërhyjnë në të tashmen. Duhet të kujtoni që e shkuara është vetëm një kujtim që shpesh duhet të neglizhohet, ndryshe nga mendimet e së kaluarës që na nxitin lumturi dhe gëzim.

Ju mund të mësoni nga e kaluara, por duhet të vuani prej saj. Mendimet duhet t’ju nxitin të jetoni të tashmen në harmoni dhe lumturi. /Mjaft menduat filloni të jetoni

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares