Psikologji

Mendimet rrjedhin si një lumë

Nga  | 

pexels-photo-245290

Ju ka rastisur të qëndroni ulur pranë një lumi dhe të vështroni gjethet që ecin në rrjedhën e tij? Është një terapi e shkëlqyer të mendosh se çdo gjethe është e pavarur nga tjetra, por është njëkohësisht e lidhur ngushtë me lumin. Mund të shihni çdo gjethe derisa secila prej tyre humbet në rrjedhën e lumit. Gjendemi përballë një procesi shumë të papërcaktuar. Gjethet nuk shqetësohen nëse ju pëlqen apo jo ky proces.

Vetëdija juaj prodhon një seri mendimesh. Kur vëmendja juaj zhvendoset diku gjetkë, mendimet humbasin nga mendja juaj. Mendimet shkojnë e vijnë, dhe ju keni pak kontroll kundrejt përmbajtjes së mendimeve tuaja, deri në momentin që kërkoni t’i kontrolloni ato. Kur e kuptoni që jeni ju që po analizoni mendimet tuaja, dhe që mendja juaj nuk po prodhon ‘realitetin’, por prodhon ‘mendime’, atëherë nuk do të prekeni shumë nga ajo që mendoni. Do t’i konsideroni mendimet tuaja si diçka që fabrikohen nga vetë ju; një aftësi që risjell përvojën tuaj të jetës si burim i realitetit. Mund të përmendim një shprehje: “Gurët e drurët mund të më godasin, por fjalët nuk mund të më vrasin kurrë.” Mendimet mund të zëvendësohen edhe me fjalë, megjithatë ato nuk mund t’ju bëjnë të ndiheni keq derisa të bindeni që ato janë vetëm mendime.

Kur të mos i analizoni mendimet tuaja, ju nuk do të keni mundësi të prekeni nga depresioni. Mendimet largohen gjithnjë e më shumë dhe kjo tashmë ju shndërrohet në një mënyrë jetese. Por kur largoheni nga mendimet tuaja dhe thjesht qëndroni dhe vështroni atë çfarë bëni, mendja juaj ndihet e lirë dhe kështu hap dyert për të përjetuar eksperienca të reja/ Mjaft menduat filloni të jetoni

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares