Lajmi i Ditës

“Dita zë fill” – rrugëtimi i një filmi

Nga  | 

3f7ce-fb_img_1486773506955

“Si veprohet kur arrihen limitet? “Kjo ndjesi më ka nxitur për të eksploruar disa sjellje njerëzore, përmes Dita zë fill”, shprehet regjisori Gentian Koçi për prodhimin e fundit kinematografik Daybreak.

Filmi Dita zë fill (Daybreak) pas premierës në 13 Gusht, në Sarajevë si edhe përsëritjes më 14 Gusht po vazhdon rrugëtimin e suksesit. Ekipi realizues dhe ai i aktorëve është shoqëruar edhe nga regjisori që ka fituar çmim Oscar; Oliver Stone.

Ky realizim kinematografik është një ko-produksion midis Artlab Film dhe kompanisë greke Graal Films. Në filmin Daybreak, tregohet historia e Letës; një gruaje të re e cila për të siguruar mbijetesën e djalit të saj 1-vjeçar i duhet të thyejë rregullat e moralit të saj.

Sipas regjisorit, marrëdhëniet njerëzore dhe sjelljet e tyre e kanë intriguar gjithmonë. Një nënë e vetme, një personalitet i fortë, e cila përballet me pamundësi financiare… Si do të veprojnë personazhet për t’u dhënë drejtim jetëve të tyre…?

 

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares