Psikologji

Komplimentet më të bukur që mund të bëni dhe të merrni

Nga  | 

pexels-photo-405239

Me siguri që ju i keni përdorur dhe gjithashtu edhe marrë këto komplimente më parë. Komplimenti, është shprehja e admirimit dhe vlerësimit ndaj dikujt.

Shpesh, komplimentet janë të përqëndruara tek paraqitja; trupi, flokët, veshja, stili i makeup-it. Duhet ta komplimentoni gjithnjë një koleg në punë; burrë ose grua, për veshjen e re apo fragrancën e parfumit. Ndërsa merrni këto komplimente fizike, ju mund të ndjeni se egoja juaj do të përkëdhelet për mirë. Sa më të sinqerta të jenë këto komplimente, sa më shumë që t’i dedikohen karakterit tënd, aq më specialë do të ndiheni.

Të marrësh një kompliment, të thënë me sinqeritet, gjithmonë do të ndikojë për mirë në mirëqenien tënde. Tregon se personi tjetër i vlerëson cilësitë dhe idetë e tua!

Por a keni menduar faktin se kur  i bëni një kompliment të vërtetë një personi tjetër, mund të rezultojë tepër e fuqishme për ju, duke ju rritur energjinë në një mënyrë të mrekullueshme? 

Vetë veprimi i komplimentimit genuin kundrejt dikujt ju bën të ndiheni shumë më mirë me veten. Sepse e keni bërë dikë tjetër të ndihet mirë dhe ai/ajo do t’jua kthejë këtë energji. Një buzëqeshje e vërtetë apo një faleminderit mund t’jua ndryshojë për mirë ditën.

Por ja edhe 10 shprehje komplimentuese tepër të pëlqyeshme:

1. Je aspak më ndryshe se sa thjesht i/e veçantë.

2. Je unik/e në llojin tënd.

3. Ti gjithnjë i bën njerëzit të vënë buzën në gaz. Faleminderit. 

4. Je gjithmonë i/e pranishëm në çaste të mira dhe në vështirësi. Faleminderit.

5. Ti sheh gjithmonë anën e mirë të gjërave dhe je i/e zgjuar mjaftueshëm për të kuptuar drejt. 

6. Besoj se mund të jesh një prind shumë i përkushtuar dhe i përgjegjshëm.

7. Ti di si të argëtosh njerëzit në festa. Je një organizues/e e shkëlqyer. 

8. Je miku, i dashuri dhe bashkëshorti më i mirë.

9. Ti gjithmonë më mrekullon. Nuk lodhesh duke e bërë këtë gjë. 

10. Personaliteti dhe forca jote është një shembull fantastik për t’u ndjekur nga të tjerët. 

Përkthyer për GW

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares