Op-ed

Histori të vërteta njerëzish të vërtetë

Nga  | 

Nga Silvi Bakiri

Historia e Gertës (vajzës që ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera në Romë) shfaqur në Parlament ishte një histori e vërtetë sipas të gjitha gjasave.

Pyetja që shtrohet është: A pëlqejnë njerëzit më shumë show-n apo realitetin?

Natyrisht dhe gjithmonë, zgjedhja mes show-t dhe realitetit është e vështirë në momentin kur e vetmja mundësi për të mbushur bulçitë e vetes në çdo sens, është pushteti!

Në të kundërt, zgjedhja është e qartë. Politika afatgjatë ashtu sikurse marrëdhëniet e bukura jetësore preferojnë realitetin jomagjik – thjesht, pa përralla.

Asnjëherë nuk mundet të funksionojë suksesshëm për një kohë të gjatë gënjeshtra dhe show në politikë. Diku do çalojë, do bajatet dhe do shterojë.

Ashtu sikurse, ëndrra për të arritur ndryshimin në politikë, duke kalëruar të mirën është plotësisht e realizueshme.

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares