Prijëse

Si duhet të negocioni për titullin në punë

Nga  | 

pexels-photo-42399Titulli që mbani në punë nuk është gjithçka – por ka mjaft rëndësi. Kur ju ofrohet një vend pune i ri, apo kur keni qenë për një kohë të konsiderueshme në të njejtin pozicion, si duhet të mendoni për titullin që duhet të keni? Nëse nuk keni mundësi rritjeje në pozicion apo pagesë, a duhet ta konsideroni të vlefshëm një vend pune? Dhe gjithashtu, si duhet të reagoni kur shefi ju ofron një rritje në pozicionin e punës pa një rritje në pagesë? Pagesa ka një rëndësi të dorës së dytë në krahasim me titullin e pozicionit që ju keni. Ky titull ndikon në qasjen tuaj të përditshme si edhe lumturinë tuaj. Për të negociuar mbi titullin tuaj mund të ndiqni këto hapa: Reflektoni – Ky proces kërkon ca thellim me veten tuaj. Pse e dëshironi një titull të caktuar? Pse mendoni se e meritoni? Mund të ndodhë edhe e kundërta : që përgjegjësitë dhe detyrat tuaja të shtohen, kur ndërkohë pagesa të ketë mbetur e njejta. Në këtë rast, një diskutim me shefin tuaj është i justifikuar. Dhe nëse ju ofrohet një pozicion në një kompani tjetër, të negocioni për titullin, mund të jetë një mundësi ndërthurjeje shumë e mirë dhe në interesin tuaj. Mendojeni këtë si një mundësi që i përshtatet plotësisht aftësive tuaja. pexels-photo-164547Bëni detyrat – Identifiko një titull që pasqyron ekspertizën dhe përgjegjësitë e tua. Përdorni Linkedin ose Glassdoor për  të ndihmuar këtë qëllim. Identifiko mënyrat që të bëjnë efektiv. Në çdo organizatë ekziston një hierarki dhe titulli juaj duhet të jetë në përpjestim të drejtë me përgjegjësitë. Dëgjo, krijo strategji, komuniko me shefin… Nëse drejtuesi është dakord me titullin, tregohu falenderues. Ky është fillimi i një rruge me benefite për karrierën tuaj. /HBR, shqipëruar për GW

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares