Letrart

“Gruaja e togerit frëng” kryevepra e letërsisë angleze në duart tuaja

Nga  | 

8a4ce6d1273f1544b4c3506bdf7bbc0b

“Gruaja e togerit frëng”, vjen më në fund në shqip, përkthyer nga Parid Teferiçi. Një bestseller mjaft interesant i letërsisë angleze në të cilin gjenden të ndërthurura ëndrrat dhe realiteti e në të cilin kontrastojnë fort idealizimi i njërës me zhgënjimin përplasës.

Çarls Smithson, një burrë i ri në prag martese, që gëzon një pozitë shoqërore për t’u pasur zili, njihet krejt rastësisht me Sara Udrafin. Ajo, përmes një pasioni të papërmbajtshëm si edhe ankthi për lirinë kërkon t’i thyejë rregullat e moralit viktorian. Romanca mes dy personazheve tanë do të sfidojë rregullat mbytëse të shoqërisë, ndërsa kapërcimi i pengesave do të përmbysë paragjykimet e personazheve, por edhe të lexuesve…


“… të kaluarën tënde nuk e mendon edhe aq reale: ti e vesh, e stolis ose e nxin, e censuron, e arnon… me një fjalë, e trillon si roman dhe e vendos në një raft librin tënd autobiografik. Të gjithë i arratisemi realitetit të vërtetë. Ky është përkufizimi themelor i Homo sapiens-it.”

91d5bf101cff718e41d4c5e5d935623b

Duke luajtur tashmë në të kundërt, ku personazhet gjenden të ngopur në epsh dhe fantazi romantike deri në neveritje të plotë; një gjetje e shkëlqyer postmoderne që i bashkëngjitet mprehtësisë së personazheve klasikë. Kjo vepër mbetet në krye të 100 veprave më të mira të letërsisë angleze.

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares