Psikologji

Sa rëndësi ka një atmosferë vërtet e mirë në punë

Nga  | 

woman-typing-writing-windowsTë krijosh lidhje me të tjerët është thelbi i natyrës njerëzore. Kërkimet e fundit nënvizojnë faktin se fuqia e një raporti shoqëror mund të na ndihmojë të jemi më krijues, të shtruar, dhe madje mund të na ndihmojë edhe të jetojmë gjatë. Ashtu sikurse shkrimtari dhe studiuesi Adam Grant ka theksuar se presioni i ‘deadlineve’ dhe teknologjia ka bërë që njerëzit ta kenë më të vështirë të gjejnë shoqëri në punë. Në fakt, shumë prej nesh ndihen më pak të lidhur me njerëzit për shkak të: stresit dhe sjelljeve jo civile. Është e nevojshme që të ketë më shumë ndërgjegjësim dhe mirëkuptim me kolegët. Kjo mund të realizohet qoftë nëpërmjet një pune të koordinuar mes njerëzve, qoftë individualisht… duke: 1. mprehur shqisat për ta ndjerë problemin e dikujt tjetër. 2. Duke kuptuar një situatë negative, dhe duke pyetur “A je mirë?” Kjo, e thënë në mënyrë genuine mund të krijojë një situatë harmonike në vazhdim. /HBR

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares