Prijëse

Cilat janë 4 cilësitë kryesore për futjen në punë të një stazhieri/eje?

Nga  | 

libri-i-trumpit-1

Sipas Donald J. Trump (Si të bëhesh i pasur) janë 4 cilësitë themelore për futjen në punë të një stazhieri:

1. Personaliteti i spikatur. Dikush që e bën këdo të ndihet i qetë. Nuk ka rëndësi se çfarë jeni duke bërë në punën tuaj – duke shitur, duke blerë, duke bërë ndonjë marrëveshje, duke analizuar apo drejtuar – rëndësi ka të shfaqni cilësitë tuaja më të spikatura. Duhet të jeni të aftë të ndërtoni lidhje me njerëzit që i takoni çdo orë e çdo ditë.

2. Mendja. Nuk mjafton vetëm mendja, por edhe zgjuarsia. Fiton ai që e përdor si duhet këtë ndërthurje të të dyjave.

3. Krijimtaria. Aftësia për të parë përtej asaj që shfaqet; mendoni pa paragjykime dhe në mënyrë imagjinare; ndërtoni lidhje që të tjerët nuk munden dot t’i parashikojnë. Ndoshta kjo është aftësia më e vështirë për ta kultivuar. Këtë aftësi ose e keni tuajën, ose hiç fare. Por ju mund të bëheni krijues në mënyra të ndryshme.

Xhef Takeri është një punonjës krijues televiziv. Derek Xheteri e shfaq krijimtarinë e tij në pushimet e vogla e të ndërmjetme. Nëse do t’i hiqnin nga këto vende pune, ata nuk do të mund të ishin krijues në fusha të tjera.

4. Besnikëri dhe besim. Aftësi nga më të kërkuarat. Ndryshe nga krijimtaria dhe media, çdo njeri e ka mundësinë t’i bëjë këto veti të tijat; nëse ju mungojnë këto cilësi, nuk duhet të bëni tjetër njeri me faj, por veten. / Si të bëhesh i pasur

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares