Letrart

Marshi i monogamëve – Christopher Ryan & Cacilda Jethá

Nga  | 

“Nuk është puna se ideja e monogamisë është provuar dhe është parë që ka mangësi, më shumë sesa është parë që është e vështirë dhe nuk është provuar.” G.K Chesterton

Filmi surprizë që bëri më shumë para në kinema për vitin 2005 ishte një film që quhet Marshi i pinguinëve. Ky është dokumentari i dytë që ka bërë më shumë para në histori deri më sot; shikuesit u prekën nga pasqyrimi në të i përkushtimit deri në ekstrem që prindërit pinguinë tregojnë për bebet e tyre. Shumë shikues panë martesat e tyre të pasqyruara në sakrificat e pinguinëve për pjellat e tyre dhe për njëri-tjetrin. Siç u shpreh një kritik, “Është e pamundur të shohësh mijëra pinguinë të shtrënguar bashkë për t’u mbrojtur nga shkulmet e forta të Atlantikut… pa ndjerë një tërheqje fisnore antropomorfike.” Kishat në vende të ndryshme të Amerikës rezervuan salla kinemaje për shfaqje private të tij për kongregacionet e tyre. Rich Lowry, redaktori i The National Review, tha në një konferencë të Republikanëve të Rinj:

“Pinguinët janë me të vërtetë shembulli ideal i monogamisë. Përkushtimi i këtyre zogjve është i jashtëzakonshëm.” Adam Leipzig, presidenti i National Geographic Feature Films, i deklaroi pinguinët “prindër model,” duke vazhduar, “Ajo që heqin ata për t’u kujdesur për fëmijët e tyre është diçka fenomenale, dhe cilido prind që e sheh atë nuk do të ankohet më që duhet të çojë fëmijët në shkollë. Ka paralele me natyrën njerëzore dhe është prekëse ta shohësh këtë gjë.”

Por ndryshe nga vetë zogjtë, seksualiteti i pinguinëve nuk është i gjithi bardh e zi. Ai çift ideal pinguinësh, ai “model ideal i monogamisë,” ata “prindër model,” janë monogamë vetëm për aq kohë sa i duhet të voglit të tyre të dalë nga veza, të ecë në akull dhe të futet në ujin e akullt të Antarktidës, diçka më pak se një vit. Po ta keni parë filmin, e dini që mes gjithë varavingove nëpër akullin e rrahur nga era dhe grumbullin kundër stuhive të tërbuara të Antarktikës, nuk ka gjithsesi shumë mundësi për tundim jashtëmartesor.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares