Op-ed

Ndryshimi mes të çmendurit dhe budallait

Nga  | 

I çmenduri nuk e njeh konkurrencën si problem në vetvete, hiq rastin kur ky i çmendur merret me biznes. Por edhe në këtë rast, ai e ka të pabrendësuar si çështje, domethënë e trajton si diçka utilitare, jo “njerëzore”.

Budallai është subjekt konkurrence (kështu mendon) dhe si i tillë ai është i objektifikueshëm dhe i paketueshëm lehtësisht nga jashtë. Budallai konkurron me të gjithë; edhe me më të afërmit.

I çmenduri ka sens arsyetimi, domethënë ai e kupton kur kalon masa e destruktivitetit dhe në vend që të merret me cytje për të bindur për të kundërtën, dorëzohet.

Budallai cyt për të përfituar, pafundësisht. Edhe kur e kupton se loja i ka përfunduar me kohë. Puna e budallait është të bezdisë, të cysë, të gënjejë me vetëdije (të gabuar; logjikuar kjo prej këndvështrimit të të “çmendurit”), sepse ky nuk e bën dallimin mes të mirës dhe të keqes. (Kujtojmë se Niçja dëshironte ta përtejësonte këtë koncept, kur ndërkaq në librat e shenjtë : Bibël dhe Kuran, është shumë i qartë).

I çmenduri është romantik, vëzhgues, i qartë, por jo mazohist. (Mazohizëm…)

Budallai është objekt dhe objektifikues i këtij rrethi vicioz: sadizëm dhe mazohizëm. Si i tillë ky mund të bëhet lëndues, edhe thjesht për qejf.

I çmenduri është budallai që e ka kuptuar se rruga e dijes është e pafundme si Universi. Në këtë ekuacion, budallai ka ndalur diku dhe i kënaqur beson se di gjithçka.

Budallai është kontrollues furioz dhe nuk ka si qëllim të rregullojë drejtimin e erës, por të rregullojë velat, sipas kthjelltësisë (që buron kryesisht nga brenda).

I çmenduri është dyshues për njerëzit dhe i bindur se nuk është zot. Ai e njeh vogëlsinë e tij dhe për këtë arsye kupton se fitorja ka kuptim tjetër.

Budallai është njeri i zakonshëm që shfaqet në forma të ndryshme. Ai është i ndryshueshëm në çdo moment.

I çmenduri është koherent, por jo me qëllimin për të qenë i tillë. Ai nuk i sheh as të tjerët me këtë ide.

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares