Frymëzime

Një botë që ka nevojë për baballarë

Nga  | 

Ajo që duket qartë, është se shoqëria e sotme ka shumë nevojë për baballarët. Sa shumë baballarë janë që u mungojnë fëmijëve, sa shumë prej tyre të divorcuar ose që u fshihen atyre. Sa shumë dëshirë për të pasur një baba… kjo vihet re edhe në letërsinë bashkëkohore. Ndoshta nuk është rastësi që dy bestsellera të fundit flasin për babanë.

I pari që titullohet “Shumë i fortë e pabesueshmërisht pranë” i amerikanit Jonathan Safron Foer, ka si protagonist një fëmijë njujorkez, simpatik e gjenial, babai i të cilit është zhdukur në mënyrë tragjike gjatë atentatit të 11 shtatorit. Djali i vogël Oscar kalon “në sitë” të gjithë qytetin, në kërkim të dikujt që mund t’i tregojë diçka për babanë e tij. Libri i dytë, që ka patur një shitje prej miliona kopjesh në të gjithë botën është “Gjahtari i balonave”, i shkrimtarit Khaled Hosseini, protagonist i të cilit është përsëri një fëmijë që rritet në një qytet magjik siç është Kabuli, me një baba autoritar, por të largët, mes balonave e beharnave.

Pastaj mbrrin lufta, azili në Amerikë dhe rizbulimi i vonuar por prekës i marrëdhënies me babanë, i cili si një afgan fisnik e rifillon jetën nga e para, duke punuar në një pikë karburanti, ku mandej sëmuret… Protagonisti i qëndron pranë të atit, kujdeset për të, a ngushëllon, ndërsa ndjen brenda tij t’i lindë një dëshirë personale për t’u bërë vetë baba.

Pra, shoqëria jonë është e “e etur” për baballarët. Por, ajo ndjen dhe nevojë për të reflektuar e rizbuluar domethënien e atësisë, që në fund të fundit, është një krizë pjekurie nga ana e mashkullit, siç është amësia për femrat. Pra, ky është një moment krize, që pasi kapërxehet, mund të zhvillohet në drejtime të papritura. /”Burrat që duam”

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares