Frymëzime

Çfarë s’du, si grua!

Nga  | 

Antea

S’i kam dash dhe s’i du thashethemet.

S’i kam dash dhe s’i du konkurrencat idiote, ku grave iu rraset një çmim në ankand; në varësi a është ‘mall i freskët’… edhe pse freskia është çështje pjekurie e mashkullit, raport cilësi-sasi.

S’i kam dash dhe s’i du paragjykimet e provincave.

S’e kam dash dhe s’e du hipokrizinë, llustrën e boshësisë.

S’e kam dash dhe s’e du cingunërinë, kurrnacërinë.

S’e kam dash dhe s’e du frikën. Por edhe trimëritë partizane, s’i honeps.

S’e kam dash dhe s’e du pushtetin. Ky është si dashunia, s’nuk merret, është!

S’i dua xhelozitë e kota!

S’i kam dash dhe s’i du mizoritë, pashpirtësitë.

S’i kam dash dhe s’i du gratë territoriale, burrat lojtarë.

S’i kam dash dhe s’i du gabimet e leksikut, çorientimet gramatikore.

S’i kam dash dhe s’i du shpifjet.

S’i kam dash dhe s’i du ata që duan shpifjet.

S’e kam dash dhe s’e du fjalorin e pisët.

S’i kam dash dhe s’i du spiunët.

S’i kam dash dhe s’i du të pandërgjegjshmit.

S’e kam dash dhe s’e du mungesën… e elokuencës shpirtërore.

S’i kam dash dhe s’i du pritjet. Pritjet janë gënjeshtra.

S’e kam dash dhe s’e du ‘fallusin në piedestal’.

S’i kam dash dhe s’i du dogmat; ideologjitë shterpë, keqkuptimet bazuar mbi përshtypje.

S’e kam dash dhe s’e du një grua që rend pas një burri më shumë se sa dy herë.

S’i kam dash dhe s’i du “vrasjet në sallën e dancit” (të vësh stërkëmbësha). Energjia iu tregon karakterin oj burra, më shumë se çdo fjalë.

S’e kam dash dhe s’e du kurrë një dobësi që vishet si forcë. Që s’gjen kurajon të shpallet vetmevete, siç është. Të gjithë jemi të brishtë.

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares