Op-ed

Rilindja e medias!

Nga  | 

Silvi Bakiri

A duhet të perceptohet media si një pushtet i pakufizuar, që për hir të lirisë (shprehur saktësisht në çdo Kushtetutë të vendeve demokratike), të bëjë si dhe çfarë të dojë me politikanët, aspirantët apo ndonjëherë edhe me njerëzit e thjeshtë?

Kjo varet. Prej asaj që kuptojmë me fjalën “liri”. Nëse kjo nënkupton direktiva të tipit “mos e zgjat!” ku shpërndarësi i informacionit është zyra e shtypit e qeverisë (kujtdo qeverie), atëherë nuk kemi të bëjmë me liri të medias.

Nëse kjo “liri” nënkupton ndërgjegjje me nuanca paksa demodé; kolektiviste, ku mund të kërkohet dhe shpërndahet e vërteta, sidoqoftë kjo (pra, nuk kemi të bëjmë me gara pushtetesh këtu, por me logjikë racionale) atëherë, liria merr sens dhe do të ishte vërtet e shëndetshme për individët – e kthjellët, të një shoqërie.

Gjithashtu, liria nuk ka të bëjë as me ekstremizimin e qëllimshëm të informacionit (me insinuata të tipit: po bëj ekzaktësisht çfarë them unë/ti/ju) por me kapjen e situatës politike ashtu siç duhet të bëjë çdo politikan i kthjellët dhe i orientuar (pozitivisht) kah ekuilibrit – pra, spekulimet dhe skizofrenitë personale a masive, kanë kohë që nuk pinë ujë, sa do të trazuar të dukemi apo të jemi.

Gjithashtu, media, do të ishte shumë e shëndetshme për veten por edhe për stomakun e një audience të zgjuar, t’ia bënte të qartë vetes, që askush dhe asgjë s’është përjetësisht interesant, i nevojshëm apo i pazëvendësueshëm, (përjashto Perëndinë) dhe në këto raste – një dalje nga skena me lezet përpara zbythjes përfundimtare, do të ishte optimale për ata që mund të konsiderohen si mashtruesit e devotshëm, spekulantët e regjur, skllevërit e suksesit apo të paaftët e vërtetë!

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares