Frymëzime

Nëse ndihesh vetëm, mos harro: është vetëm çështje kohe!

Nga  | 

Gjykimi i shëndoshë në trup të shëndoshë.

Kush lëndon, do të lëndohet. Karma a karpa…, Newton e ka shpjeguar shumë qartë.

Beso pak më shumë te vetja. Kujto se kemi ardhur në këtë jetë vetëm e vetëm do ikim, por midis ardhjes dhe ikjes jemi bashkë, dhe këtë nuk e ndryshon dot kush.

Ky shi. Tepër krenar, tepër i brishtë… si Maria Callas që rend pas Onasis. Po, jemi të brishtë. Dashurojmë fjalën. Flirtojmë me matematikën dhe me aromën e librave. Shkarravisim. Frikësohemi, jo për shkakun tonë.

Besoj te gratë. Çfarë force kemi, ë. Por kjo duhet të jetë jo shkatërruese. Forca e shëndetshme, në mendje të bukur.

 

 

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares