E para është fjala

Jam grua, pra jam mollë sherri! – nga Ada Halilaj

Nga  | 

Edhe une… si tana grate e vendit tem…, jam percjelle jashte mureve te feminise me mesimin e ftohte se burrat e kane per detyre me i ngacmu grate dhe se ne gjakun e tyne vlon epshi i pafrenueshem i nje instikti qe i mbivendoset arsyes. Por, burrat, çuditerisht nuk mbajne asnje faj ne kete pyll tarzanesh. Ligji i natyres percakton edhe ndarjen e pushtetit mishtor, me role dhe racione te pabarabarta. Burrat mitezohen nga natyra si hamshore te papermbajtshem dhe grate si virgjeresha te ndrojtuna.

Edhe une… si tana grate e vendit tem… jam orkestru sipas modelit te gruas qe hesht. Per ti shpetu gjuetise se burrave,duhej te genjeja vemendjen e tyne. Nese zbrisja syte poshte e ecja drejt ne rrugen teme pa i dhane shkak kambnguljeje, burrat do hiqnin dore per me kalu direkt te preja tjeter (ndoshta vajza ne anen e kundert te trotuarit). Nese u pergjigjesha, nese reagoja, kjo do i terhiqte ashtu siç terhek gjaku peshkaqenin. Prandaj nese nuk doja telashe, njolla te perjetshme ne nje qytet qe grave ua persekuton lirine, duhej te luaja rolin e kameleontit afrikan, i cili sapo nuhat nje rrezik te pashmanshem, shtiret si i vdekun.

Edhe une, si tana grate e vendit tem, jam eduku me ligjerimet ma te mbrapshta si: vajzat e mira nuk provokojne; vajzat e mira injorojne abuzuesit e mundshem; vajzat e mira nuk flasin shume; vajzat e mira nuk veshin minifunde; vajzat e mira nuk shenjohen nga ndodhi te pakendshme sepse nuk krijojne situata te pakendshme.

Keto barcaleta dimnore nuk mundet me i justifiku prap perandoria e tradicionalistave. E verteta asht qe agresioni seksual nuk ban dallime dhe as nuk shetit me nje pasaporte te caktume. Nuk ka randesi nese vjen nga nje fshat i humbun apo nese punon ne gradaçelat ma lukzose te New Yorku-t; nuk ka randesi veshja qe zgjedh; nuk ka randesi nese rrugen e shkel me taken e Pradave apo me shollen e kepuceve te gjimnastikes: nuk ka randsi ora kur kthehesh ne shtepi;nuk ka randesi fiziku i thate apo i bashem, niveli i ekzibicionizmit, fytyra uje e sapun apo ngjyrat e makiazhit. Keto jane detaje… qe per te paren here… nuk bajne diferencen…

Mjafton te jesh grua, dhe automatikisht je edhe subjekt dhune!

Edhe une, si tana grate e vendit tem, jam rrit si grua. Jam mesu me pas turp nga zhvillimi i hovshem i trupit tem. Jam mesu me mbyt instiktet e mia njerezore. Jam mesu me tkurr shpatullat qe gjoksi mos me dale ne skene.

Jam mesu me ul fundin qe burrat mos me ndi shperthimin e hormoneve.

Jam detyru te kufizoj daljet e mia, te respektoj orare te pershtatshme, te mos rri kurre vetem ne vende te panjohura, te mos u jap shume konfidence burrave sepse kjo nenkupton t’i autorizoj te drejten e batutave primitive apo t’i ftoj VETE, ne nje loje te rrezikshme…

Edhe une, si tana grate e tjera te vendit tem, jam lind me nje nishan faji ne lekure.

Jam grua, pra jam molle sherri, jam dinake, katile, aq e mprehte sa me fut shejtanin ne shishe por njekohesisht edhe aq budallaqe sa me lan gryken e hapun.

Burrat shkarikohen gjithmone nga pergjegjesite. Ngacmimi verbal, dhuna fizike, abuzimi seksual vazhdojne me u shkapet mbi tryezen e diskutimeve familjare, mediatike, istitucionale si probleme te grave.

Gishti nuk leviz vendit, ndalet gjithmone mbi ne.

Meqe pranimi se pas nje gruaje te sulmume seksualisht, gjendet nje burre abuzues, nuk korr pajtim mendimesh preferojme me hetu mbi fenomenin me argumenta frikacakesh si per shembull permendja e minifundit, kemishes se zberthyme, gots se tepert te venes, provokimit me kast. Le te rreshqasin bute burrat mbi mjaltin e nje kulture njeanese. Bota ulerimen e vet e zbraz ne veshin e grave dhe ky fakt trondit shume pak vete, fatkeqesisht.

Edhe une, si tana grate e vendit tem, jam stervit rregullisht me udhezime, keshillime, leksione se si te shmangia rriskun e nje cenimi fizik seksual. Ky manual me ”receta gjyshesh” asht komplet i deshtum. Fillimisht sepse u drejtohet vetem vajzave dhe grave, pra gjinise qe peson. Jo vetem kaq. Inçizimi i mendimit foshnjak qe dhuna e fjales nuk meriton peshen e dhunes se duarve, legjitimon shkallezimin e dhunes. Kjo jo vetem qe nuk i mbron grate, por edhe ma keq; i trajton si qenie me pjese te kembyeshme. Per te disaten here, burrat mesohen me u zbavit me grate e grate me pase frike burrat.

Edhe une, si tana grate e botes,kam nje histori me rrefy. Nje histori qe nis nga fishkellimat mbas shpinde te gufume me fjale peshtjelluese (ne rastin ma te mire) e deri ne rrezikshmerine e dhunes fizike seksuale. Nje histori qe asht shuma e tana historive te perserituna ne rruge,ne vendin e punes, ne autobuz, ne korridoret e shkolles, ne nje ekspozite pikturash, ne sportelin e postave. Agresoret, jo gjithmone jane kalimtare te rastit,te panjohun. Jane miq, familjare, mesues, kolege, komshinj.

Edhe une, si çdo grua tjeter qe thote te verteta qe nuk leverdisin, kam marre mesazhe anonime dhe jo vetem kercenuese e denigruese nga burra qe nuk pranojne kurrsesi qe nje grua te sillet dhe te veprojne si nje individ i lire dhe i pavarun.

Edhe une, si çdo grua tjeter ne bote, pritet te frymoj me frike, te nxa mend, te kuptoj qe forca jeme nuk mund te matet kurre me forcen e nje burri, te zmrapsem dhe te jetoj nje perralle ku askush nuk asht i lumtun.

Por une, si tana grate viktima te dhunes seksuale verbale ose fizike, por qe nuk kane nevoje te viktimizohen ose meshirohen, nuk do leviz asnje centimeter nga e verteta jeme. Nuk pranoj asnje turp, asnje faj, asnje kufizim.

Turpi asht i atyne qe dhunojne, i atyne qe s’paten kohe e as deshire me ua degju zanin grave, i atyne qe thane ”asht normale” dhuna, i atyne, qe na mesuan heshtjen.

Edhe une, si tana grate e tjera, qe kane te pakten nje histori me tregu pyes sot: Po ti?

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares