Frymëzime

Le të bëjmë që tani disa ndryshime

Nga  | 

pexels-photo-194986

Së pari, shkruani katër veprime që duhet të bëni dhe të cilat i keni shtyrë për më vonë. Mbase duhet të humbisni pak peshë. Mbase duhet të lini duhanin. Mbase keni nevojë të komunikoni me dikë me të cilin jeni grindur apo të rilidheni me dikë që ka rëndësi për ju.

Së dyti, poshtë secilit prej këtyre veprimeve, shkruani përgjigjen për pyetjen e mëposhtme: Përse nuk kam vepruar? Çfarë dhimbje kam lidhur në të kaluarën me kryerjen e këtij veprimi? Përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve do t’ju ndihmojë të kuptoni se ajo që ju ka frenuar është se dhimbjen më të madhe e keni vënë në asociacion me kryerjen e veprimit dhe jo me mosbërjen.

Së treti, shkruani të gjithë kënaqësinë që keni pasur në të kaluarën duke iu nënshtruar këtij modeli negativ. Për shembull, nëse mendoni se duhet të humbisni pak peshë, përse keni vazhduar të hani tiganë të tërë me gjëra të skuqura dhe qese të mëdha patatinash, kurse më pas keni përpirë duzina pijesh të gazuara?

Së katërti, shkruani çfarë do t’ju kushtonte nëse nuk do të ndryshonit në këtë çast. Çfarë do të ndodhë nëse nuk ndaloni së ngrëni kaq shumë sheqer dhe gjëra të yndyrshme? Çfarë do t’ju kushtojë në ndjesinë e vetëvlerësimit?

Hapi i fundit është të shkruani të gjithë kënaqësinë që do të keni duke i bërë këto veprime që në këtë çast. 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares