Letrart

Kogonada, një film që portretizon realitetin karshi ëndrrave

Nga  | 

covercolumbusday140_254_Courtesy_of_Superlative_Films_Depth_of_Field.599b556fcafda.599f126d98d9b

Nga Leonit Çelaj

Columbus (2017)

Dir: Kogonada

Mbrëme e pashë filmin debutues nga Kogonda, njëri prej video-eseistëve më t’dashur për ne dashamirët e filmit. Mendoj se e njohin shumë mirë shumica, meqë ka analiza aq te bukura në Indiwire ose BFI, video-esetë e tij janë sikur një poezi në lëvizje, për ata që nuk e njohin këtë emër, ia vlen shumë t’i shikoni video-eset e tij për Bresson, Kurosawa, Tarkovsky, Kubrick, Hirokazu ose Ozu i madh, pikërisht influencimin me t’madh shihet që e ka pas nga Ozu, meqë edhe nofka ose pseudonimi i tij Kogonada rrjedh nga Kogo Noda (një bashkëskenarist i Ozu), emri i vërtetë i tij nuk dihet, por vjen nga Korea Jugore dhe njihet tek masa si Kogonada.

Shembulli më i mirë sesi një dashamir filmi shndërrohet në filmbërës.

Sa i përket filmit, për një debutues, vërtet punë e shkelqyer; unë do e komplimentoja për guximin. Në aspektin vizuel është i përkryer me një fotografi që e mbush ekranin duke i kushtu vëmendje hapësirës rrethuese, me long shots, muzikë minimale nga Hammock, e pashë dashurinë e tij dhe tributin bërë Ozu e Hirokazu sidomos.

Gjithashtu, filmi mirret si tribut për arkitekturën, meqë është i vendosur në Columbus, qytet i cili ndryshe njihet sikur ‘Athens on the Prairie’ ose ‘Mecca of Modernist Architecture’; ka shumë referenca t’mira per ata dashamirë të artitekturës. Do ua rekomandoja edhe studentëve të arkitekturës këtu.

Për sa i përket plotit, Kogonada me të vërtetë tregohet i kujdesshëm në shpalosjen e tregimit, në dialogje shumë të mençura, ma kujtoi “Paterson” nga Jarmusch (filmi i parë në listën time për 2016), filmi në rradhë të parë tenton të krijojë një lidhje emocionale me shikuesin, nëse përmes shumë filmave që i shohim tentojmë t’i ikim realitetit mbase, atëherë ky film e portretizon aq bukur jetën reale, një endërr të humbur; dashurinë për më të dashurit tonë, lidhjen emocionale me hapësirën rrethuese ku jetojmë e që luan rol definues edhe në personalitetin tonë. Pikërisht këto copëza, Kogonada si regjisor/skenarist i filmit debutues, tenton t’i kapë, e për mua, them se ia ka arritur. Do jemi dëshmitare të një filmbërësi të talentuar në të ardhmen.

Futet në listën personale të filmave më t’mirë që kam parë deri më tani pa dyshim.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares