Frymëzime

Djajtë e dinë se mund të besojnë te gratë!

Nga  | 

Djajtë e kanë të qartë se gratë janë të sinqerta, kjo, qysh prej përrallës së Kësulëkuqes, ku jo më kot ujku është mashkull.

Djajtë e dinë se gruaja përherë “dorëzohet”, përherë përulet, në mos një ditë, një tjetër. Thuhet se një grua nuk “e lë” dot burrin që do.

Jo. Një grua mund ta lërë burrin prej të cilit nuk merr esencën e të qenit në trupin e vet, pra vetvetja. Pa asnjë përpjekje për t’u dukur ndryshe: më e shkathët, më “pozitive”, më e gjindshme.

Djajtë janë gjithashtu syçelët e të ndërgjegjshëm se gratë janë deri diku përherë të brishta.

Djajtë e dinë mirë se gruaja e fut shejtanin në shishe, duke ia mbyllur edhe tapën! Por kjo sërish nuk e bën të ligë. Përgjithësisht.

Djajtë e dinë, e pikasin, e nuhasin, e thëthijnë “të mirën”. Por janë tepër frikacakë, për ta nderuar atë.

Djajtë janë të vetmuar dhe demonët e tyre nuk kanë gjini.

Unë kam gjini: Jam grua, me forcë burri.

💛

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares