Personale

Sfida e vërtetë për një jetë të suksesshme

Nga  | 

IMG_0531

A je duke jetuar jetën që dëshiron, apo atë që të kënaq? A e ke menduar se ndoshta ndodhesh në një situatë kalimtare që nuk ka lidhje me atë që ti je, do apo bën? Nëse po, “join the club”, siç thotë psikologia Mirela Sula, dhe vështro përreth për të zgjeruar horizontin e realitetit që përshtatet me qenien tënde…

(Bazuar në ngjarje të vërteta)

“Një burrë është me më pak vlera pa një grua se sa e kundërta.” Ishte kjo fjali e psikologes Mirela Sula, në eventin e Global Women, i cili u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Hotel Tirana, dhe që përftoi duartrokitje të njëkohëshme të vajzave dhe grave pjesëmarrëse.

FB_IMG_1511262080311

Kush është Mirela Sula, përtej autores së poezive të shkruara dikur, themelueses dhe drejtueses së disa revistave psikologjike, punës si psikologe apo imazhit gjithnjë korrekt por edhe frymëzues në publik? 

Përgjigjet për këtë mund të fillojmë t’i japim me pyetjet që vetë Mirela parashtron për publikun:

“A jeni duke e jetuar jetën tuaj ashtu siç dëshironi ju? Unë po.” 

Por, çfarë i është dashur asaj të bëjë për të jetuar jetën që dëshiron?

Si fillim, sugjeron znj. Sula – ne duhet të lëmë diçka të vjetër, që nuk na përket, të shkojë, në mënyrë që të lëmë diçka të mirë dhe që na shkon… të vijë.

“Isha në atë që quhet “spiralja e errët” dhe ku njeriu gjendet në konflikt me vetveten për të marrë vendimet e duhura për jetën e vet; ato vendime që e çojnë në dritën e vërtetë. Mendova se punët që po bëja nuk më përmbushnin. Doja diçka tjetër.

FB_IMG_1511261996638

Ky proces, shpjegon psikologia, është jo pak i dhimbshëm, por shërben për të njohur dhe rizbuluar veten e vërtetë. 

“Një ditë, vendosa se nuk dëshiroja më të jetoja në Shqipëri. Nëpërmjet një mikeshe mjaft të dashur, me banim në Londër, bëra të mundur të shkoja si vizitore në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar. Pata fatin të përkrahesha me utilitetet kryesore nga kjo mikeshë duke ma bërë në këtë mënyrë gjithçka më të thjeshtë. Mora vendim, fillimisht me veten : Dua të jetoj në Londër!

U ktheva në Shqipëri dhe ia komunikova vendimin tim djalit, Anit (Dua të transferohemi bashkë në Londër!) Vendime të tilla; akute, më ishte dashur t’i ndërmerrja sa herë që kisha vendosur se një drejtim, një marrëdhënie apo një zgjedhje nuk më përkiste, si për shembull kur vendosa të divorcohesha nga bashkëshorti, i cili është një person mjaft i mirë, por jeta ime duhet të ndryshonte…

Fillova jetën time të re në Londër. Pikënisja ishte shumë e vështirë, si për ironi, qysh prej valixhes që erdhi me vonesë në aeroport. Puna e parë si pastruese ishte e pakënaqshme dhe sërish, nuk ishte e kënaqshme as si situatë tranzitore. Nuk dëshiroja të punoja as si kamariere.


“Duhet të ndiqja planin që i shkonte asaj që unë jam!” M.S


“E lashë atë punë, dhe u gjenda krejt e vetme në mes të Londrës! Çfarë mund të bëja?! Kujtova faktin se deri më tani profesioni im kishte qenë botimi i revistave. Do rifilloj të merrem me revista (në çast, më lindi ideja e Global Woman). M’u deshën vetëm dy ditë për të përfunduar numrin e parë të revistës.

FB_IMG_1511261969911

Printova vetëm një kopje, aq sa ma lejonte buxheti, dhe njerëzve që takoja u thoja se ishte kopja e fundit… “

Kështu nisi ky projekt minimal, që sot është kthyer në një investim serioz dhe të madh.”

Në mbrëmje të ndryshme promovuese a filantropie, shpjegon Mirela, shihja personazhe të njohur, njerëz të famshëm dhe të rëndësishëm, dhe mendoja ” paskam realizuar diçka aspak modeste !

” Nuk e mendoja që Global Woman do të bëhej “global”. E kam nisur gjithçka pa një plan biznesi.


Mirela Sula është drejtore e Global Woman, një network ndërkombëtar që promovon gra të suksesshme nëpër botë. Ajo është në ndjekje të doktoraturës për Psikologe Këshillimi dhe Psikoterapi, në Londër. 


Përgatiti për Gentlewomen dhe Diell.al SILVI BAKIRI

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares