Op-ed

Për të “premten e zezë” të atyre që nuk kanë!

Nga  | 

Silvi Bakiri 

Ajo që njihet si “black Friday” dhe kudo ku është ‘festohet’ me blerje dhe shoping masiv, si mund të festohet për shembull në shtëpi ku ngrofmja kryesore vjen prej dashurisë mes pjesëtarëve të saj?

Imagjinoni ‘black Friday’ në një shtëpi ku mungon ‘vetvetja’!

Provoni të imagjinoni ‘black Friday’ në mizerje, varfëri ekstreme, padrejtësi, abuzim, vuajtje… për humbjen e njerëzores.

Imagjinoni ‘black Friday’ në situatën e vërtetë që përshkruan verbin seksi: hedonizëm!

Imagjinoni ‘black Friday’ atje ku gruaja vuan mizorinë.

Imagjinoni ‘black Friday’ në një rrugë ku garojnë të çmendur, për të thënë se të çmendur qenkan të tjerë.

Mungesë ndjeshmërie për njeriun!? Sa të mira duhet të bëjë dikush për të merituar një ‘Special Friday’, një fundjavë të bukur ku gruaja respektohet, edhe sikur thjesht se e ka një mitër?!

Detyrimisht, edhe vetmi gërthitëse, jo prej depresionit të moskuptimit, por prej të kuptuarit të saktë.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares