E para është fjala

Fjala, si akt subversiv!

Nga  | 

logu1

Sa i shpeshtë është linçimi i individit si “individualitet” që shpaloset përmes – fjalës – në shoqëri relativisht të mbyllura si ajo shqiptare?

Kjo ishte tema qendrore e trajtuar në mbrëmjen e diskutimit me publicistin dhe shkrimtarin Ardian Vehbiu, moderimin e Gresa Hasës dhe të rinj aktivistë, në qendrën sociale Logu i Shkëndijës.

Përmes shembujve të shumtë të atyre individëve që janë konsideruar si ‘rebelët’ e kohës së diktaturës, shoqëria në segmente të caktuara të saj bëhet e ndërgjegjshme mbi rëndësinë e lirisë së komunikimit, pra, fjalës!

Kujtojmë se këta individë-disidentë, harrakatë të kohës, shpesh të cilësuar edhe si “të dalë mendsh” janë ata dhe ato që thyen kulturën popullore normative në vitet e vështira të rinisë së tyre.

Kasëm Trebeshina, një poet dhe shkrimtar tepër i veçantë, apo Maks Velo, kanë qenë veçse dy prej personaliteteve të shumtë që i kanë bërë rezistencë paragjykimit shoqëruar me censurë, veçanërisht nga media propaganduese vetëm e personazheve, pjesë e sistemit.

“Ti je i çmendur!” ishte një akuzë që jo pak prej artistëve asokohe hiqnin mbi kurriz.

Metodat e censurës vijojnë edhe sot, edhe pse në forma më të sofistikuara. Disa prej këtyre metodave aplikohen pa qenë thuajse fare të dukshme nga audience/publiku: çensurimi me zhurma – në këtë rast, fjala e një individi bie viktimë e zhurmave, apo mungesës së vëmendjes në auditor.

Me të njejtin mekanizëm, funksionojnë edhe portalet online, të cilat duke përcjellë të njejtin lajm në forma të ndryshme, e deformojnë atë dhe krijojnë në këtë mënyrë kakofoni informacioni.

Një formë censure e sofistikuar është edhe mospagimi i punës intelektuale. Në këtë mënyrë, rrjetet sociale sjellin çdo ditë përcjellës të zotë të mendimit të cilëve u mungojnë mjetet audiovizuale klasike për të krijuar një audiencë që sjell përfitim.

“Mjafton që qeveria të lexojë statuset e mia që të krijojë një databazë cilësore të funksionimit të saj.” kish postuar disa kohë më parë një frekuentues i rregullt i rrjetit Facebook.

Forma të tjera censure janë edhe përmes kontaminimit (duke vendosur një artikull serioz ngjitur me një artikull “të lehtë”) apo censura përmes shmangies, nëpërmjet gjuhës brutale në komente të shkrimeve dhe artikujve.

Pyetja që u ngrit gjatë debatit me publicistin Vehbiu, dhe ajo që ia vlen të reflektojmë është : Sa efikasë mund të jenë grupimet sensibilizuese të kauzave, kryesisht në mediat sociale, nëse nuk ka interferenca mendimesh, përplasje opinionesh dhe pra, ngjyra në komunikim? A nuk është pikërisht kjo arsyeja se përse komunikojmë!?

Për sa kohë që fjala e lirë por, edhe balanca e mediumeve, nuk shihet më si ekzagjerim, në vitin 2017.

S.

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares