Pjesa më e madhe e kohës mund të harxhohet pa e kuptuar fare. Mund të të ndodhë të harxhosh orë të tëra pa e vënë re.

Disa mënyra për ta humbur kohën në mënyrën më të mirë të mundshme…

  1. Të krijosh rituale efektive në punë – Kjo ka të bëjë me rutinën e përditshme, në të cilën disa janë cilësorë dhe disa të tjerë, jo. Mund ta nisësh duke bërë një bisedë me stafin në 15 minutat e para të ditës së punës ose duke lexuar gazetën për rreth 20 minuta.
  2. Hutimet gjatë ditës – Hutimi është një arsye e madhe për të humbur kohën. Për shembull, kur kontrollon fb-ukun gjatë kohës kur punon ose kur mendon t’i kthesh përgjigje gjithë emaileve. Të gjitha këto hutime shpesh ndodhin pa qenë të ndërgjegjshëm për to.
  3. Komunikimi – Komunikimi është shumë thelbësor, dhe në një botë ideale… edhe efiçent. Komunikuesit më të dalluar mund të përdorin megjithatë emailin, thirrjet telefonike apo takimet virtuale. Sidoqoftë, për shumicën prej nesh këto mjete mund të kontribuojnë në harxhimin e kohës.
  4. Mosbindja për t’u adaptuar – Disa njerëz thjesht nuk ndihen komodë kur ndryshojnë. Në çdo rast, mospërshtatja në punë mund t’ju kushtojë shumë në terma të kohës së harxhuar.
  5. Të punosh për prioritetet e gabuara – A jeni të sigurtë se nuk jeni duke humbur kohë në punën e gabuar?! Nuk keni arritur ende të gjeni projektet më të mira… ato me të vërtetë të mëdha që do t’ju rrisin në karrierën tuaj…? Nëse keni disa prioritete, ju mund të zgjidhni t’i kategorizoni ato duke punuar për gjërat që ju interesojnë…

Që të bëhesh më produktiv duhet të filloni të kuptoni se ju harxhoni njësoj kohë si gjithë të tjerët… Në momentin që e keni kuptuar këtë, do të filloni gradualisht të përmirësoheni. Kjo nuk do të thotë të arrini perfeksionin në menaxhimin e kohës – askush mundet – por do t’i afrohesh pak më shumë idealit, i cili përkthehet në mjaft orë shtesë pune, çdo javë. /Entrepreneur