Prijëse

Ekuilibri për një jetë ekselence, nga menaxherja Besa Xhumari

Nga  | 

17884045_1265514563525668_7745096421742741006_n

“Pas studimeve universitare, është e sigurt që librat e shkollës mund të të japin njohuri të përgjithshme, por, karriera është ajo që përcakton larmishmërinë më interesante të jetës.” thotë menaxherja e fushës së marketingut, Besa Xhumari.

Një shembull i gruas që kërkon përherë shtigje për të zhvilluar aftësitë dhe talentet e saj… Besa, pas mbarimit të studimeve universitare në Universitetin Amerikan të Bullgarisë për Marketing dhe Menaxhim, si edhe Shkenca Politike dhe Marëdhënie Ndërkombëtare me fokus Ballkanin, në UMB (Universiteti Marin Barleti), vendosë të perfeksionohet në eksperiencat e punës së saj, me etjen e vazhdueshme për ta pasuruar sa më cilësisht karrierën në Menaxhim. Ajo ka punuar në sektorin bankar, në disa agjenci publicitare, në fushën e Edukimit dhe në sektorin e nxitjes së Investimeve, duke u rritur përherë e më tepër profesionalisht.

“Në një shoqëri heronjsh; shpesh, na humbet besimi, edhe në mungesë të veprimeve madhore dhe të dukshme, për të luftuar për të drejtën dhe kundër padrejtësive.”

Sipas saj, njohuritë që përfitojmë në shkollë dhe në jetë, duhen shpërndarë në mënyrën më të mirë për të kontribuar për një shoqëri më të drejtë. Ajo beson fort se është ‘lufta e heshtur’, e përditshme dhe pa bujë, që jep më shumë rezultate konkrete.

13700226_1022602261150234_8031363872692457511_n

Pasionet e Besës : Fotografia, yoga, eksplorimi i natyrës, zbulimi shpirtëror dhe mbi të gjitha, shoqëria e mirë! 

“Në të gjitha këto aspekte, ndihem e plotësuar dhe e bekuar.” thotë Besa për Gentlewomen.


Besa Xhumari ka mbaruar studimet Universitare në Universitetin Amerikan te Bullgarisë për Marketing dhe Menaxhim, si dhe Shkenca Politike dhe Marëdhënie Ndërkombëtare, me fokus Ballkanin, e më pas, edhe studimet Master për Marketing dhe Menaxhim Operacionesh pranë Universitetit Marlin Barleti.

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares