Op-ed

Inception ose koncepti i mbjelljes së ideve

Nga  | 

Mënyra se si përcaktohen ndryshimet midis një njeriu të dobët dhe një të forti, është përmes masës me të cilën mund të ndikojnë “të tretë” në orientimin e gabuar ose çfokusimin e këtij për arritjen e një qëllimi nga “të tretët”. Por kjo duhet të ketë kufijtë e vet, përndryshe përbën manipulim ose spekulim.

Hollivudi ka trajtuar me mjeshtëri konceptin e Inception – ose në shqip: mbjelljen e ideve te një individ, duke ndikuar në një mënyrë të tillë që e orienton këtë individ në një drejtim të caktuar ose në shumë drejtime për të krijuar kaosin e fokusit… Ky i fundit mund të përfundojë edhe duke e kthyer trurin në një lodër të manovrueshme nga jashtë, aq sa individi të mos ketë më as fuqi morale dhe as vendimarrëse, apo, aq më keq, të humbasë krejtësisht sensin e realitetit ; si ta zëmë : miku t’i fanepset si armik, armiku si shok i ngushtë, nëna si njerkë, dhe në rastet më të tmerrshme, me shumë gjasa mund të pësohet transfigurim total i realitetit dhe paranojë që fillon me njerëzit më të afërt…

Kjo sindromë mund t’i ndodhë kujtdo në shoqërinë shqiptare ku bezdia për të mirën e tjetrit dhe provincializmi i veprave (të bësh mirë pra, vetëm me kusht që të përfitosh vetë) është fakt, por, është e tmerrshme kur i ndodh njerëzve që kanë në dorë pushtete dhe vendimarrje ndikuese në jetën e qytetarëve të vet.

Ajo që mund të bëhet në raste të tilla është të rivendosen standardet e vërteta, ato që përputhen me unin aktual (dhe atë potencial ; te të rinjtë) për të rinjohur vetveten dhe për ta vendosur këtë eventualisht aty ku përputhet dhe njihet.

Një njeri i fortë është më së shumti produkt i vlerave të veta.

S.

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares