Frymëzime

Sa rëndësi ka motivimi në produktivitetin e punonjësve

Nga  | 

Kur shohim se biznesi që drejtojmë po orientohet drejt rritjes dhe ndërkombëtarizimit, mund të kërkojmë nivele më të larta fitimi dhe zgjerimi të tij.

Pyetja është se si do ta arrijmë këtë…


Shanset janë që do të jetë stafi juaj bashkëpunues ai që do të luajë një rol thelbësor në zgjerimin dhe rritjen e biznesit tuaj. 


Për të marrë më të mirën prej punonjësve, është në dorën tuaj të siguroheni që ata të jenë: TË MOTIVUAR DHE ENTUZIASTË; duke u bërë kështu pjesë integrale e vizionit të kompanisë. Pa rolin e tyre, biznesi juaj nuk do të arrijë dot rezultatet që dëshpërimisht po kërkoni. Ja çfarë mund të bëni si sipërmarrës në mënyrë që të siguroheni se keni punësuar stafin më të mrekullueshëm të mundshëm:

Merita e tyre
Kjo mund të duket si diçka e thjeshtë por është jetësore t’iu njihen dhe t’iu vlerësohen përpjekjet që punonjësit tuaj po bëjnë; edhe sikur thjesht me email, duke iu nënvizuar arritjet, duke i ndarë këto arritje me pjesën tjetër të stafit (duke i lëvduar). Nëse klienti është i kënaqur nga një shërbim, përgëzojeni skuadrën dhe kështu i bëni të ndjehen mirë. Lëvdatat deklamative janë një motivues fantastik!
Sigurohuni që punonjësit tuaj e kanë të qartë vendin që iu takon.
Kjo nuk do të thotë t’i tuteloni apo t’i mbani nën kontroll të rreptë koorporativ. Punonjësit tuaj duhet thjesht të kuptojnë rolin e tyre në një makineri ‘të mirëvajisur’ që në këtë rast përfaqëson biznesin që keni. Çfarë roli luajnë ata? Çfarë ndikimi kanë? Të kuptosh rolin e tyre në një nivel më të thellë duke e inkorporuar këtë në vizionin e kompanisë do t’u mundësojë atyre të jenë më të qartë mbi targetin dhe rezultatet. Nëse punonjësit tuaj ndihen se përkasin, ato do të japin më të mirën në punën e tyre.
Kujdesuni për stafin tuaj! 
Sigurohuni se mund t’iu akordoni një pension të pranueshëm, t’i paguani brenda minimumit normal dhe ndërmerrni hapa për të implementuar konceptin e mirëqenies financiare duke iu dhënë akses edhe për pjesëmarrje dhe forume. Kështu i siguroni se kanë mbështetjen dhe vlerësimin tuaj.
Organizoni intervale pushimi dhe relaksi
Është mirë kur organizoni ditë pushuese dhe ndonjë darkë jashtë – në fakt, kjo është inkurajuese. Duke kaluar momente informale me punonjësit tuaj do të mund të njihni edhe personalitetin e tyre, përtej titullit të punës.
Një shembull ilustrues: Ju nuk ka arsye të interesoheni si po ecën në mësime e bija e Xhimit, por ama, Xhimi do të ishte mjaftueshëm i lumtur nëse ju jeni në dijeni që ai ka një vajzë.
Një punonjës i gëzuar është edhe një punonjës produktiv! 
Përkthyer për GW

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares