Prijëse

Tri fjalët më të vështira

Nga  | 

pexels-photo-744464

Mendoni sikur ju kërkohet të dëgjoni një histori të thjeshtë dhe t’u përgjigjeni disa pyetjeve të vogla lidhur me të. Le ta lexojmë historinë:

Një vajzë evogël shkoi një ditë në plazh. Rrugën e bëri me makinën e saj të kuqe. Në plazh bëri not, hëngri akullore, lodroi në rërë dhe bëri sanduiçë për drekë. 

Tani le t’i shohim pyetjet:

  1. Çfarë ngjyre ishte makina?
  2. A hëngrën peshk dhe patate të skuqura për drekë?
  3. A dëgjuan muzikë në makinë?
  4. A pinë limonadë në drekë?

 

Si ju dolën përgjigjet? Le t’i krahasojmë përgjigjet tuaja me ato të një grupi nxënësish britanikë nga mosha 5-9 vjeç, të cilët iu nënshtruan këtij testi të përgatitur nga disa studiues. Pothuajse të gjithë fëmijët u përgjigjën saktë në dy pyetjet e para. Shumica e fëmijëve nuk iu përgjigjën saktë pyetjeve 3 dhe 4. Pse? Sepse është e pamundur t’u japësh përgjigje këtyre pyetjeve. Informacioni nuk mjafton. E megjithatë, 76 % e fëmijëve u përgjigjën me po ose jo.

Fëmijët që përpiqen t’u përgjigjen me hamendje pyetjeve të tilla, janë të prirur për të bërë karrierë në botën e biznesit ose në politikë sepse aty askush nuk pranon që nuk di asgjë.

Një shaka e vjetër thotë se fjalët më të vështira janë Të dua. Ne nuk jemi dakord. Shumica e njerëzve e kanë më të vështirë të thonë Nuk e di. Është për të ardhur keq sepse nëse nuk pranon që nuk di diçka, është e pamundur të mësosh dhe të ecësh përpara. /Mendo si një gjeni

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares