Op-ed

Për një 2018 më paqësore

Nga  | 

Silvi Bakiri

Si çdo vit, gjithësecili prej nesh duhet ta ketë krijuar së paku, idenë, se si dëshiron ta shtrojë vitin e ri sipas pritshmërive, dëshirave e pse jo edhe ëndrrave të veta. Çfarë njihet si New Year Resolutions, apo lista e qëllimeve; ato se ç’duam të arrijmë përgjatë një viti, mund të na japë një orientim më të qartë se ku mund të përmirësohemi për së brendshmi në mënyrë që të bëhemi dhe të jemi njerëz më të mirë, më paqësore, më racionalë, më të dëgjueshëm, më mirëkuptues e fundja edhe më të zgjuar.

Një synim i rëndësishëm në kontekst politik, pa e politizuar, duhet të jetë një ekonomi më e mirë.

Nëse dikur, por edhe tani, shumica e shqiptarëve kanë qenë frekuentues ‘me lista’ të butiqeve, bareve, parukerive apo çdo ambjenti ku mund të festohen paratë, ka ardhur vërtet koha që të gëzojmë një ekonomi më të mirë, me rroga që bëjnë sens dhe mbi të gjitha që justifikojnë kapitalin njerëzor: sepse qartësisht, ky burim është më i rëndësishmi; në një kompani, në politikë dhe në art. Për këtë arsye, me përjashtime të rralla për artin (i cili për disa mund të lulëzojë në dëshpërim, sipas shkollës lindore) – por edhe ky është justifikim për vendet e varfra, gjithçka lulëzon prej mirëqenies. Ekonomia e mirë motivon talentet dhe ajo e keqe mund të vyshkë edhe gjenitë. Rastet më të rënduara, ndodhin në papunësi, censurë, diktat shkatërrues me dhunë mendore dhe ekonomi të ulët. Në raste “të asaj natyre”… ndihma ime, jonë, jotja, është shumë e rëndësishme. Por për t’u realizuar kjo, duhet një mendje realisht e hapur, një mendje e padhunshme, e arsyeshme (nëse lejohet të jetë e tillë). Ky duhet të jetë individi shqiptar ose “Njeriu i Ri” i 2018-ës!

Njerëzisht, duke falur më shumë, por mbi të gjitha duke njohur me të vërtetë tolerancën, dashurinë, ndjenjën e afërsisë me miq të vërtetë; ne, të gjithë mund të jemi më pak të brishtë, më të vërtetë e për rrjedhim më të mirë.

Gëzuar festat! Një Vit të Ri të begatë nga Gentlewomen! 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares