Frymëzime

Leksione pozitivizmi

Nga  | 

Shpesh, pyesim veten se përse nuk realizohet gjithçka që dëshirojmë, siç e dëshirojmë. E thjeshtë: sepse në një ambient ku mohimi (në kuptimin e të kundërtës së të qenit afirmativ) është normë, vetë të qenit afirmativ; pra pohues, në shqip: pranues, shihet me çudi, kuptohet si shmangie nga norma. Pra, me fjalë të tjera duam apo s’duam ambienti ku jetojmë, përkufizon mënyrën se si e kuptojmë të qenit njeri pozitiv që domethënë njeri diellor ose njeri i hapur (brenda vërtetësisë).

Universi merr vetëm mesazhet afirmative!

Nëse i themi atij se ç’nuk duam përpara asaj se ç’duam, ky nuk do ta lexojë aspak kërkesën tonë, ashtu sikurse një kompjuter nuk pranon një soft përpara se të mundet ta njohë atë.

Në të njëjtën mënyrë, e gjitha qenia jonë në marrëdhënie të pashmangshme me Universin; kjo për njerëzit që e vendosin veten në kontekst global, pra si pjesë e Universit, dhe jo ta zëmë vetëm e një lokaliteti, funksionon shëndetshëm vetëm kur gëzon një marrje dhe dhënie pohuese me veten (botën brenda) dhe botën jashtë. Për këtë arsye, duke qenë, apo ndonjëherë, edhe duke u bërë pohues/afirmativë, me pak shtysë, mund të arrijmë të realizojmë dëshirat tona.

Është mirë të pranojmë pa frikë atë çka duam dhe si e duam: punën që duam, shokun/shoqen e jetës që duam, shoqërinë që duam si edhe rutinën e shëndetshme që na bën mirë ose na përmirëson si njerëz.

Edhe një herë: Universi lexon vetëm mesazhet afirmative! Kjo domethënë gjithashtu që të kemi intuitën dhe inteligjencën të shmangim (ndonjëherë edhe duke kategorizuar) gjithçka që sistemi ynë e lexon qartësisht si jashtë standardit tonë të pozitivizmit (gjithësecili ka inteligjencën: në këtë rast kemi të bëjmë me INTUITË, për të kuptuar se çfarë është negativizëm apo mohim).

Unë dëshiroj që sot të kem një ditë të bukur! funksionon si thirrje ndaj Universit, që duke u ndihmuar edhe nga një ambient afirmativ, realizohet dhe shërben që njeriu të ndihet mirë me veten dhe të tjerët.

Është e lehtë të kuptojmë njerëzit e lumtur, ndryshe: njerëzit me energji pozitive në vend të : Nuk është e vështirë të kuptojmë njerëzit e lumtur etj.

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares