Lajmi i Ditës

Recital solistik, artistët e rinj mbështesin edukimin e Artit

Nga  | 

panairi4

20180110_115729Aktivitetet artistike elitare që zhvillohen në Shqipëri në kuadër të projektit rinor CoDe Albania, mbështetur nga Bashkia Tiranë dhe promovuar edhe nga Ministria e Kulturës, u pasuruan mbrëmjen e së martës, me një recital solistik ku morën pjesë studentë të përzgjedhur të degës së Kantos. Flautistë, koristë dhe pianistë të rinj shqiptarë; studiues dhe virtuozë të ardhshëm në fushën e muzikës kanë debutuar përpara publikut pjesëmarës në sallën qendrore të Universitetit të Arteve, në Tiranë

Një emër më i njohur i artit të Flautit, Anxhela Kapja ka performuar për pjesëmarrësit, në aktivitetin mbështetës për artistët e rinj shqiptarë.

dsc_3326-827x1024

Anxhela Kapja është aktiviste pranë Qendrës CoDe, mësuese vullnetare e muzikës në Kurset e Artit për fëmijë si edhe vullnetare në aktivitete të tjera social-kulturore. Ajo ka fituar çmimin e dytë në Konkursin Muzikor Ndërkombëtar “Vienna Grand Prize Virtuoso 2017”.

code13

02

Misioni i CoDe Albania (Coherent Development Albania) është të fuqizojë rolin e shoqërisë civile në transformimet sociale për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, duke promovuar trashëgiminë dhe vlerat kulturore shqiptare.

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares