Op-ed

Çuna, bëni kujdes me propozimet seksuale!

Nga  | 

Është realitet, aspak fantazi. Deri ku mund të shkojë dhuna psikologjike, por edhe fizike ndaj gocave dhe grave shqiptare? Bëhet fjalë për standardin e djemve “fanatikë” nga njëra anë, që për habi kalon në “shklyerje: treshe, katshe e pesçe”.

Histori të tipit: “Ej, filania ta jep direkt, osht ‘kap e le’, thuji iher…” dhe bëhet fjalë për këshilla brenda shtëpisë. Apo, të tjerë, pa asnjë ndjeshmëri njerëzore, që në terrene lehtësisht të ndikueshme – kryesisht vende të vogla – bëjnë shaka që venë në lojë dinjitetin tonë!

Optimizmi im shkon deri aty sa të besoj se nuk mund apo të paktën; nuk duhet të ketë kurrë goca të zgjuara, të bukura, të mira; brenda dhe jashtë, që të jenë sadopak pjesë skandalesh, si më lart, brenda apo jashtë vendit. E me këtë rast, nuk do të doja të fusja në një thes të gjithë djemtë; ka edhe djem shumë të mirë, edhe shqiptarë, që kuptojnë, që respektojnë e që mbrojnë gratë.
Ndërkaq, për urryesit patologjikë të grave; edhe në pozicione të larta qofshin, ka boll psikologë, psikiatër e jo vetëm, që mund t’iu bëjnë derman!

Sa për ne që kuptojmë, Zot na ruaj!

Silvi Bakiri

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares