Psikologji

Mendo në mënyrë të pazakontë për të ardhmen tënde

Nga  | 

pexels-photo-540527

Për të siguruar suksesin në shkollë të fëmijëve, me qëllim për të promovuar zgjedhje të shëndetshme life style- i; nisur qysh prej web-sajteve që funksionojnë për të menaxhuar punonjës të zënë me punë, psikologjia është, literalisht dhe figurativisht, një forcë e madhe në botë. Një kuptueshmëri e mirë mbi sjelljet njerëzore është po aq relevante sa edhe mirëmbajtja e Ushtrisë apo të zhvilluarit e aparaturave apo makinerive të cilat njerëzve iu duhet të përdorin.

Psikologjia, me pak fjalë, është kudo – që do të thotë gjithashtu se ka shumë mënyra për ta aplikuar atë.

E ndërsa do të ketë gjithnjë nevojë për ndihmë të drejtpërdrejtë klinike për pacientët, si edhe për research- e në tru si edhe sjelljet njerëzore, numri i mënyrave për të zgjeruar njohuritë psikologjike po shtohet me shpejtësi. Nëse jeni duke konsideruar një karrierë në psikologji – dhe a ka fushë më tërheqëse studimesh se sa mundësitë e pafundme dhe problemet e sjelljes njerëzore? – është koha të mendojmë jashtë kutisë terapeutike, përtej dhomës së pritjeve apo laboratorit të research-it. Duke mos përjashtuar as sjelljen e kafshëve, shoqëruar kjo, me një kërkesë të shtuar për trajnues.

Kompanitë e biznesit sot kuptojnë se kapitali njerëzor është më shumë aset se sa kapitali financiar, dhe bizeset e përndritura kultivojnë një ambjent që ndihmon krijimtarinë, duke angazhuar në të forcën punëtore, për më shumë sukses.

Duke u mbështetur edhe në punën e psikologëve, të integruar në proces, është më e lehtë përzgjedhja, trajnimi dhe zhvillimi i karrierës, si edhe vlerësimi i performancës së punonjësve.

Përkthyer për GW – Psychology Today

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares