Letrart

Enada Hoxha në pritje të projektit gjigand në skenën e TOB

Nga  | 

310006_464886336920892_371008574_n

Enada dhe Gerd Vaso, çifti i skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit, triumfues në skenë por edhe në jetën familjare; përbëjnë atë që mund të quhet një familje e bukur. Përmes projekteve të baletit, tashmë të vendosura në skenë si edhe projekteve të ardhshme, Enada Hoxha e ka kurorëzuar disa herë me sukses karrierën e saj, por edhe jetën jashtë profesionit. Në këtë intervistë për Gentlewomen ajo na rrëfen disa detaje “ujë e sapun” të përditshmërisë, por, edhe punës.

S. Cili është mendimi i parë kur zgjohesh në mëngjes: partneri, puna dhe kërkesat e saj, djali, apo thjesht vetja jote?

Familja dhe puna janë dy preokupimet më të rëndësishme për mua, dhe patjetër që janë mendimi im i parë. E pamundur t’i ndaj.
Në fakt, mëngjeset janë bërë shumë të ngarkuara dhe intensive, pasi duhet të realizoj shumë gjëra në të njëjtën kohë.

Çfarë e bën të disponueshme një grua të suksesshme si ju për të mirëpritur sukseset e kolegeve, apo edhe thjesht të grave të tjera?

I mirëkuptoj në të gjitha përpjekjet e tyre. Mendoj se secili ka rrugën e tij drejt suksesit, ndaj jam shumë pozitive dhe përpiqem të mësoj nga sukseset e grave të tjera. Sot, në Shqipëri, për fat, ka shumë të tilla.

Si do ta përshkruaje jetën tënde me dy fjalë?

E bekuar, vazhdimisht!
Falenderoj Zotin çdo ditë.

Cilat janë projektet e ardhshme për publikun shqiptar?

Projekti më i afërt është debutimi dhe pjesëmarrja si të ftuar specialë në Viena Salutes Tirana që do të zhvillohet më 15 Shkurt, në Pallatin e Koncerteve. Ndihemi shumë të privilegjuar të jemi pjesë, bashkë me artistët më të njohur të Shqipërisë dhe Vienës; si Inva Mula, Vikena Kamenica, Genc Tukiçi si edhe artistë të huaj. Performanca jonë (imja dhe Gerdit) do të jetë nje vals dhe tango, e koreografuar nga ne.

Si do ta përshkruaje situatën e baletit klasik në Shqipëri? Çfarë mund dhe duhet të përmirësohet?

Mendoj se duhen më tepër hapësira dhe vëmendje ndaj artit klasik dhe bashkëkohor si edhe më tepër projekte të mbështetura financiarisht.
Investimi i bërë për rikonstruktimin e Shkollës së Baletit dhe rikonstruktimi ne proces i TKOB-së janë tregues se e ardhmja do të jetë më e mirë në këtë drejtim.

Çfarë mesazhi mund të përcjellësh për të rinjtë që kanë dëshirë të merren me art?

Nëse e ndjejne se Zoti u ka falur talentin, duhet të bëjnë gjithçka për ta kultivuar. Nuk është një rrugëtim i lehtë por, me shumë punë dhe vendosmëri e sakrificë kanë mundësi ta përjetojnë mrekullinë që fal ky art i bukur.

Sa e vështirë është të realizosh ëndrrat për një karrierë të shkëlqyer artistike në Shqipëri?

Askush nuk ma ka dhuruar atë çka kam arritur deri tani. Filozofia që prindërit e mi kanë trashëguar dhe që unë kam ndjekur është punë, punë dhe vetëm punë. Gjatë periudhës shumë vjeçare, pavarësisht vështirësive fizike apo institucionale nuk kam rreshtur së ëndërruari këte që kam arritur.
Shqipëria është një vend i vogël dhe hapësirat për të shpalosur dhe realizuar idetë dhe projektet nuk janë të shumta, por megjithatë, për atë që më ka falur publiku shqiptar do te jem mirënjohëse.

27067802_10156085463169028_8351059830602011563_n

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares