Psikologji

Si mund t’i kuptoni lojërat psikologjike dhe t’i parandaloni ato!

Nga  | 

AAEAAQAAAAAAAAyrAAAAJDA3YzQ0YzE1LWQzNjgtNGI2OS1hNDJkLTE2YjU2ODg0ZDRiNw

Fikrete Asllani

A keni lexuar ndonjëherë për lojërat psikike, manifestimet, analiza dhe parandalimet e tyre.

Si në shumë raste, me siguri edhe ju keni hasur ne lojëra psikike, manipulime apo taktika te lojërave psikologjike dhe nuk keni ditur se çka po ndodh me ju, apo se si me i ndalu ato.

Pavarësisht gjinisë, manipulimet psikologjike qe ndodhin, janë te njëjta sipas Analizës se transaksioneve psikike te Eric Berne, i cili ne vitet e 50ta ishte marr intensivisht me analizën e transaksioneve. Këtu nuk kemi të bëjmë me transaksione financiare por me shkëmbimin e sinjaleve komunikuese siç janë: Fjala, gjestet, lëvizja dhe mimika e njeriut. Sipas Eric Berne shkëmbimet komunikuese tek njeriu, kane rëndësi të madhe dhe luajnë një rol kyçës në jetën përditshme. Personat te cilën merren me lojërat psikike ne vendin e punës apo ne jetën e përditshme, çdo herë hasin ne të njëjtën lojë, ku krijohet një trekëndëshi i dramës, i cili për shëndetin e personit të dytë apo tretë, mund të jëtë i dëmshëm, nëse nuk dini se si te veproni.

Këto janë disa pika se si mund t’i vëreni sinjalet e para, kur dikush manipulon apo përdorë taktika manipuluese më ju.

1. Analiza e lojës psikike; këtu ju duhet t’i analizoni situatën përreth, bashkëbiseduesin tuaj dhe mënyrën e komunikimit. Për te vërtetuar qe behet fjalë për një loje psikologjike ju duhet t’i verifikoni disa pika siç janë:

a. Gjetja e viktimës: personat të cilët merren me manipulime apo lojëra psikologjike, mundohen të gjejnë një viktimë. Viktima shumë shpesh është emocionalisht e dobët, person i sinqertë dhe i besueshëm.

b. Pikat e dobëta apo lënduese: jeni te vëmendshëm nëse përdorën fjalë lënduese apo pikat e juaja te dobëta lëndohen, sepse kjo behet qëllimisht.

c. Eskalimi: nëse pika e parë dhe pika e dytë arrihen, atëherë personi apo viktima do të reagon dhe jep sinjale të gjuhës, gjesteve apo kundërshtime verbale, gjë qe mundet me sjell deri të ndonjë eskalim i situatës. Me këtë, ana psikologjike e njeriut reagon ndaj sulmeve te bashkëbiseduesit, gjë qe është normale dhe tipike për njeriun.

d. Efekti i përdorimit: shtrohet pyetja pse behën këto gjera. Personat te cilët iniciojnë gjerat të tilla, kanë një qellim dhe dëshirojnë te arrijnë efektin e kësaj loje. Në punë mund të jete për interesa te pozitës, fuqisë, autoritetit dhe parave, ne jetën e përditshme mund te jete për shkak të vëmendjes, të jesh me i favorizuari apo dëshira për tu admiruar nga te tjerët.

2. Analiza e hapjes dhe objektivitetit; nëse vëreni qe keni ardhur ne piken e 2 te analizës, atëherë tregoni personit te dytë apo bashkëbiseduesit qe jeni ne dijeni të kësaj loje, dhe shtroni pyetje te hapura, perse jeni duke e berë, çka doni te arrini dhe a ka persona të tretë qe e kane shtyrë bashkëbiseduesit tuaj te benë lojëra te tilla.Tregoni mirëkuptim dhe respekt: gjate shfaqjës se pikave më lartë, ju mund të jeniumë i hapur me bashkëbiseduesin dhe në te njëjtën kohë, tregoi mirëkuptim dhe bëjeni me dijeni se kjo është rruga e gabuar për te arritur diçka pozitive apo qëllimet personale.

4. Propozoni alternativa: tek pika e katërt, ju mund te luani rolin e këshilluesit dhe t’i hapni bisedës duke e këshilluar për alternativa tjera, qe mund të arrihen pa berë dëme tek personat e tretë.

5. Përmbylleni rastin apo bisedën me porosi të qartë: Tregoni bashkëbiseduesit apo personit i cili ka tentuar një lojë te tillë më ju, qe ju e keni kuptuar këtë dhe prapavijën e lojës dhe qe ju nuk do të jeni viktima e manipulimeve për te arritur qëllime personale. Po ashtu nëse e vëreni qe pika 3 dhe 4 nuk mirëpritet nga bashkëbiseduesi apo nuk vëreni ndonjë pendim apo pranim te veprës, atëherë tregoni qartësi qe do të jete nen vëzhgim dhe se te tjerët do te informohen për lojërat dhe qëllimet e manipulimeve.

Autori i librit ‘’ Transaktionsanalyse’’ Paul Gamber, shpjegon se si të ndërtojmë dhe të mbajmë marrëdhënie pozitive, si të shohim përmes këshillave te tij lojërave psikike shkatërruese, dhe si të shmangim pyetjen dhe ndryshimin e besimeve. Analiza e transaksioneve mund te përdoret edhe ne jetën përditshme në arsim, stërvitje dhe mbikëqyrje, në psikoterapi dhe në menaxhim dhe udhëheqje për të kuptuar më mirë veten dhe të tjerët.

Këto janë disa pika, te cilat ju ndihmojnë ne jetën e përditshme për te kuptuar me mire analizën e transaksioneve psikologjike sipas Paul Gamber:

– Ju do te evitoni konflikte dhe do te mësoni komunikim me te mire

– Do te mësoni te trajtoni me mire resurset e juaja dhe energjinë pozitive

– Do te mësoni te kuptoni vetveten dhe te tjerët me shume dhe te përfitoni shoqëri

–  Te jeni me i kujdesshëm ndaj te tjerëve

–  Do te mësoni te kuptoni psikologjinë desktruktive

–  Te krijoni baze etike ne jetën e përditshme, me te cilën jetohet me mire dhe me lehte.(Fq.15, Transaktionsanalyse, Paul Gember.

Teksti është përshtatur dhe përkthyer nga Fikrete Asllani. Libri ‘’Transaktionsanalyse  Intuition’’ nga Eric Berne i vitit 1991 dhe nga libri Transaksionsanalyse fmmies a Paul Gamber i botuar ne vitin 2016./LinkedIn

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares