Letrart

Ka edhe të tillë… (Tregim shkëputur nga Tallazet e jetës) – Selfixhe Broja

Nga  | 

Na ishte një i ri që kishte një diplomë dhe një edukatë aq të madhe se s’e nxinte mjedisi ynë…

Narçizi, kështu quhej ky djalë i ri, megjithëse shoqërohej në të rrallë me shokë e me shoqe, rastisi që të njihej me të renë Merita. Thjeshtësia, çiltërsia, butësia e saj nuk pajtoheshin me tiparin e tij por çuditërisht e tërhoqën. Kështu brenda një periudhe të shkurtër u lidh ngushtë me të.

– Deri këtu më duket sikur mirë shkon puna, – tha Narçizi me vete, por të shohim se ajo më duket sikur më dashuron me gjithë mend. Thua të jetë aq naive sa të besoj se unë mund të lidh jetën me të?… Ku ta dish, femrat zakonisht janë mendjelehta, prandaj para se të pjellë ndonjë bela, do bëj mirë të heq dorë prej saj sa të më paraqitet ndonjë rast.

Dhe rasti iu shfaq, ndonse i paparashikuar. Ne takimin e radhës Merita e njoftoi se ishte shtatzënë.

– Mos u çmende? – i tha ai i alarmuar. Me mua mos bën shaka të tilla, thirri mendjes.

Merita që, më tepër se nga fjalët, nga ekspresioni i tij hakërryes iu bë e qartë se ai s’përfaqësonte më po atë të dashurin, por një mashtrues, u largua disa hapa dhe me buzët që i dridheshin, murmuriti fjalë të pakuptueshme e u drejtua nga dera. Narçizi në kulmin e nervozizmit  e ndali duke i thënë:

– Ku shkon? Siguromë se ajo që the ishte një shaka. S’mund të jetë e vërtetë! (Vijon)

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares