Op-ed

Kur instinkti për të dhunuar vjen përpara atij për të dashur

Nga  | 

Silvi Bakiri

Nëse ndodh fenomeni më sipër, pra kur dikush i vjen më parë instinkti për të dhunuar se sa për ta dashur, atëherë ka më shumë gjasa që personi të jetë thjesht i dhunshëm se sa i/e dyta tolerant në nivele absurde.

Nëse i referohem, tashmë të shenjtës Terezë, ajo i ftonte humanët gjithnjë në tubime paqeje përpara se të proklamonte dhunën. Në shoqërinë post-demokratike ose prag diktature, oligarkike apo edhe thjesht diktaturë terriotoriale krejt si në xhungël, sërish nuk pi ujë asnjë manovër e pasinqertë në nivele skandalesh. Pse? Sepse njerëzit sot lexojnë, ndjekin filozofinë e jetës edhe duke e lexuar por edhe duke e praktikuar, për arsyen e vetme sepse elitat e sotme ndryshe nga elitat e së djeshmes janë të hapura për të ftuar, jo për të përjashtuar, konkuistuar apo gjykuar.

Në këtë kuptim aristokracia e shtirur nuk të shëron prej vulgares së vulgut, asaj që zgjidhet e jo asaj që  është e brendashkruar njeriut qysh prej lindjes. E për të njejtën arsye, bëjmë mirë ta njohim mirë veten, atë çka duam, atë çka përfaqësojmë përtej tavolinave të cytësve.

Ndryshimi midis njeriut të kulturuar dhe atij të zakonshëm është gjithnjë i njejti. I pari nuk ndikohet sepse ka krijuar disa bindje, i dyti shformohet gjithmonë. Njejtë ndodh edhe me liderin e kësaj kohe ose një tjetre. Linjat e ndryshimit janë të qarta, paçka tendencës për ta subuar ose shqip dhunuar, pa ndonjë arsye të qartë që mund ta tejkalojë kompleksitetin e moskuptimit vetmevete.

Kështu them se hidhen themelet e individëve fisnikë që unë dua të përfaqësojnë vendin tim në nivele ministrore e më lart.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares