Letrart

Ka edhe të tillë… (Tregim shkëputur nga Tallazet e jetës) – Selfixhe Broja, vazhdim

Nga  | 

Por ajo në vend të përgjigjes, gëlltiti dënesën e nisi të largohej.

Këtu, përgjigjmu, mos kujto se do të më prekësh me lotët e tua e do të të mëshiroj, se jam unë për t’u mëshiruar e jo ti! Ti s’ke ç’humbet. se s’je askushi… Ndërsa unë, kam një emër në shoqëri, kam reputacion. S’mund t’i njollos për qejfin tënd!

Merita tashmë e shikonte si e shastisur. Ajo s’e njihte më njeriun që i ishte dhënë me ndjenjat më të thella, më të sinqerta.

Narçizi ia liroi duart që i kishte mbërthyer dhe me një shprehje më të qetë iu drejtua “Unë u lidha me ty sepse të desha dhe po ashtu të dua. Por çështja që më acaroi është se unë s’kam menduar kurrë për martesë. Si t’ia bëjmë tani. Po sikur… sikur ta dështosh fëmijën? – e pyeti butë dhe i ra në krahë. – Besoi se ajo do t’ia ushqente mendimin. Ndërsa Merita ngeli si e shtangur. Sytë e saj të zes e të mëdhenj ngjante sikur po rriteshin dhe ngjyra u thellohej më tepër, ndërsa zbehtësia e natyrshme e fizionomisë së saj, reflektonte tmerr.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares