Personale

Konçensionar shpirtrash

Nga  | 

Imagjino sikur për një çast të gjendesh vetëm, pa ngrohtësinë e zërat plot jetë të njerëzve që ke dashur gjithnjë. Imagjino sikur papritmas të ndodhesh nga krahu tjetër i një pasqye. Imagjino se çdo britmë kundrejt tyre i përngjan britmës së famshme të Munch, Edward Munch: Aaaaaa, ku jam, ç’po ndodh?

Kështu do ta përshkruaja pak a shumë guximin e një-dy individëve përballë pasqyrës kapriçioze, ndoshta nga ato pasqyrat me stil Venecian, detaje e ornamente të shekullit 19, që nuk ka veshë, as ndërgjegjje, por veçse pasqyrim të saktë ose të zhvendosur, ku sërish personi i gjendur përballë ndonjëherë e sërish të mos mundet ta identifikojë dot veten.

Si e thyen a e kapërcen individi, po e quajmë revolucionar, për marrëveshje fjale, pasqyrën, dhe pra mo, të gjitha barrierat që  ajo vendos në raport me njeriun, me shpirtin e tij?

A mos i duhet pasqyrës një identikit një herë për këmbët, pastaj për belin, pastaj për flokët, pastaj edhe për gjurmët e gishtërinjve lënë mbi të? A mundet të identifikohet dhe përligjet ekzistenca e një personi, së bashku me veçantitë, jo veçmas, të tij, kështu? Jo.

Sepse individi shihet dhe duhet parë si një i tërë, në funksion të lumturisë personale, aspak ngushtësisht egoiste, por personale aq sa të gëzojë edhe të tjerët. A nuk duam të gjithë, në mos të jemi të lumtur në sensin e ngushtë, pa ngushtuar botët tona, të luuumturohemi?! Pa paragjykuar; mendjehapur, me dinjitet, për të qenë në ekuilibër? Natyrshëm.

Duhet të mbështetemi në pasqyrë për të rivendosur koordinatat dhe për ta rigjetur ekuilibrin e duhur apo atë të ri, jashtë saj? Ndoshta. Por kryesisht ky proces ndodh me veten, me miq, me miq kokëfortë, të pandikueshëm. Njeriu nuk jepet me konçension për t’u konsideruar më pas si i tillë, si ashtu; i pjesshëm, kur fare mirë mund të konsiderohet një version i përmirësuar i vetes.

“All is full of love. Your love is something else. It never goes. Just like a safe harbour.” S.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares