Op-ed

Mbi suksesin Ermal Meta, ç’mendoj unë

Nga  | 

Silvi Bakiri

Është një personazh, dhe si çdo personazh fsheh padashur huqet e personazhit, simptomat e dikujt që e pëlqen protagonizmin shpesh deri në zgrip. Më kujtohet ime më, vite më parë kur më pat thënë të prezantohesha me Klejdi Kadiun, meqë prindëresha e tij kish rastisur të lexonte një intervistë timen për arsye publiciteti në një revistë, dhe kishte bërë “Wow”! E kështu, aty për aty e kishin sajuar një takim të mundshëm me Klejdin.
Ah, ishte koha e reklamës së famshme, ku Kadiu thosh’ “Edhe unë jam skiptar.” Të gjitha gocat tërhiqeshin pas tipareve brune dhe trupit fibër të balerinit shqiptar; për të mos folur për faktin se përbën një histori suksesi, që po, ka kaluar nëpër punë të rëndomta për të arritur aty ku është! Klejdi ishte asokohe, kur edhe sapo kishte bërë reklamën e një kompanie celulare, as më pak e as më shumë se një ëndërr për adoleshentët por, më duhet të them: edhe për nënat e për bijat.
Por në fakt, takimi me Klejdin e Maria de Filipit nuk ndodhi kurrë, dhe jo për ndonjë pretendim a kompleks, por thjesht sepse jeta prej balerini e tij nuk kishte dhe nuk do të kishte kurrë asnjë lidhje përtej autografit që mund t’i merrja si adoleshente fanse e artit të tij. E meqë ashtu me intuitë, edhe më dukej proces i bezdisshëm edhe për vetë artistin, as atë nuk ia kërkova.
Në rastin e Ermal Metës, nuk më kushtonte aspak ai autograf, e madje edhe ndonjë takim i ngrohtë, për sigurisht një njeri të ngrohtë, mendjehapur dhe të çlirët, por nuk mundesha e nuk mundem gjithsesi ta shoh përtej personazhit të tij, sepse ashtu është gatuar.
Kush është Ermal Meta përtej theksit fierak dhe vuajtjeve për të dalë prej vështirësive të mëdha që i ka emigracioni, siç ai shprehet? Çfarë di ai realisht për shqiptarët, për lotët e njërit apo tjetrës, ç’përfaqësojnë unazat në gishtat e kolegut të këngës “Nuk më keni bërë asgjë”.
Për mua Ermal Meta është ende një personazh, në fillimet e tij, me njohuri tepër të cekta për këtë vend, e për rrjedhim edhe për njerëzit: vajzat, djemtë, gratë apo burrat. Ermali nuk ka dalë nga personazhi, e atëherë si mundet t’i njohë njerëzit jashtë “reality-t”?! Buzëqeshjet dhe lotët e tyre?!

Vështirë.

Por suksesi i VIP-ave, edhe italianë, tregon se sa vlerësohet thjeshtësia përpara gjithçkaje. Dhe thjeshtësia është e kundërta e dhunës, e kundërta e posedimit, me dhunë brenda.
Të ishte kaq e thjeshtë, do ishim të gjithë njerëz të mëdhenj.
Por suksese Ermal, në zhveshjen e personazhit tënd; në zbulimin e vetes së vërtetë. Urime për Sanremon!

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares